Video

18/02/2013 19:10:18

Bruksel, raundi i 5-te i bisedimeve

Thaēi, 'ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė shtetet tona, Kosova dhe Serbia, tė ndėrtojnė fqinjėsi tė mirė'






PRISHTINĖ - Raundi i ri, i pestė, i bisedimeve Kosovė-Serbi nė nivel kryeministrash nė Bruksel, do tė zhvillohet nė dy ditėt e ardhshme, nesėr dhe pasnesėr, bėri tė ditur pak mė parė nė mbledhjen e qeverisė kryeministri Hashim Thaēi, i cilim sipas burimeve zyrtare qeveritarem do tė ketė takime edhe me zyrtarėt mė tė lartė tė Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisė kosovare theksoi se "ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė shtetet tona, Kosova dhe Serbia, tė ndėrtojnė fqinjėsi tė mirė, si parakusht i domosdoshėm pėr europianizimin e gjithė rajonit dhe integrimin e tė dy shteteve tona sovrane nė NATO dhe Bashkim Europian".

"Tė gjitha pėrgjegjėsitė tona do tė jenė kushtetuese e ligjore dhe ne duam tė besojmė qė ky proces, nėn udhėheqjen e BE-sė dhe mbėshtetjen e fuqishme tė SHBA-ve, do tė pėrmbyllet me njohjet reciproke si vende sovrane", u shpreh kryeministri Thaēi nė mbledhjen e qeverisė ksosovare, tė parėn nė fillimin e vitit tė gjashtė tė pavarėsisė sė vendit.

Zv/kryeministri Hajredin Kuēi, pas mbledhjes sė qeverisė, tha se kryeministri i Kosovės do tė ketė takime nė dy ditėt e ardhshme me kryeministrin e Serbisė, Daēiē dhe Baroneshėn Ashton, si dhe takime tė tjera nė Bruksel.

"Kryeminsitri do tė ketė takime nesėr me zyrtarėt mė tė lartė tė BE-sė, ku do tė diskutohet jo vetėm raporti Kosovė-Serbi, por mė shumė raporti i Kosovės me BE-nė dhe rruga e integrimeve nė Bashkimin Evropian. Presim qė tė jemi shumė konkretė nė zgjidhjet qė i takojnė shpėrbėrjes sė strukturave ilegale tė sigurisė, nė ndėrprerjen e financimit tė tyre, nė shpėrbėrjen e atyre strukturave dhe nė vendosjen e autoritetit tė plotė tė institucioneve qėndrore tė Kosovės edhe pėr veriun e vendit", deklaroi zv/kryeminsitri Kuēi.

HermesNews - ©2013