Video

07/02/2013 20:28:10

Kuvendi ne mungese kuorumi

Kjo ishte si pasojė e qėndrimit tė grupeve opozitare (LDK, VV dhe AAK), tė cilėt qėndrimin e tyre bojkotues e arsyetuan duke thėnė se tė propozuarit janė tė preferuar politikė dhe u mungon pėrgatitja profesionale






PRISHTINĖ - As gjatė vazhdimit tė sotėm tė mbledhjes plenare tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilėn e kryesoi Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetėt nuk arritėn tė zgjedhin njė anėtar joekzekutiv tė Bordit tė Bankės Qėndrore tė Republikės sė Kosovės.

Kjo ishte si pasojė e qėndrimit tė grupeve opozitare (LDK, VV dhe AAK), tė cilėt qėndrimin e tyre bojkotues e arsyetuan duke thėnė se tė propozuarit janė tė preferuar politikė dhe u mungon pėrgatitja profesionale.

Kėto grupe parlamentare mbėshtetėn qėndrimin qė tė propozuarit pėr kėtė pozicion t'i kthehen Qeverisė pėr rishqyrtim. Ata po ashtu paralajmėruan se nė rast se nuk ndodh kjo, para se tė fillojė votimi do tė lėshojnė sallėn e Kuvendit.

Pas njė pauze, deputetėt vazhduan pėrsėri me mbledhjen, me ē'rast grupet parlamentare mbanin qėndrimet e deklaruara mė herėt. Pas kėsaj, kryekuvendari hodhi nė votim mocionin e grupeve parlamentare LDK, VV dhe AAK, ku rezultoi se 35 deputet ishin kundėr, 28 pro, ndėrsa tre abstenuan.

Nė kėtė situatė, propozuesit e mocionit braktisėn sallėn. Veprimi i tyre bėri qė tė mos ketė kuorum tė mjaftueshėm pėr vazhdimin e mbledhjes, e cila u ndėrpre.

Nė mungesė tė kuorumit nuk filloi as mbledhja e rregullt e Kuvendit, qė ishte caktuar tė mbahej sot nga mesdita.

HermesNews - ©2013