Video

01/02/2013 17:43:41

Prioritetet e mandatit tė kreut tė Eulex nė Kosovė

Z/kryeministrja Tahiri tha se bashkėpunimi me EULEX-in nė fushėn e sundimit tė ligjit, nė pėrparimet e axhendės europiane tė Kosovės dhe angazhimi pėr zbatimin e marrėveshjeve tė Brukselit pėrbėjnė fushat kryesore






PRISHTINĖ - Shefi i ri i EULEX-it, Bernd Borchardt tha se e mirėpret vazhdimin e bashkėpunimit tė mirė me Qeverinė e Kosovės, nė njė takim sot me zv/kryeministren Edita Tahiri, e cila i uroi punė tė suksesshme nė krye tė Misionit.

Ajo shprehu pėrkushtimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr vazhdimin e bashkėpunimit tė ngushtė me EULEX-in pėr realizimin e qėllimeve pėr avancimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė, pėrmes reformave europiane nė sistemin e drejtėsisė dhe tė zbatimit tė ligjit nė tėrė territorin e Kosovės.

Z/kryeministrja Tahiri tha se bashkėpunimi me EULEX-in nė fushėn e sundimit tė ligjit, nė pėrparimet e axhendės europiane tė Kosovės dhe angazhimi pėr zbatimin e marrėveshjeve tė Brukselit pėrbėjnė fushat kryesore dhe shprehu bindjen pėr progres tė pėrbashkėt nė kėtė drejtim.

Ajo po ashtu foli pėr angazhimet serioze tė Qeverisė nė dialogun pėr normalizimin e marrėdhėnieve nė mes dy shteteve, Kosovės dhe Serbisė, me ndėrmjetėsimin dhe garancitė e BE-sė, duke thėnė se ky proēes mbėshtetet nga njė konsensus i gjerė politik dhe ėshtė nė funksion tė fqinjėsisė sė mirė dhe parimeve europiane.

HermesNews - ©2013