Video

31/01/2013 10:30:05

Serbia nuk bllokon anėtaresimin e Kosovės nė OKB

'Kėrkesa e Prishtinės, qė ne e pėrkrahim, nuk duhet tė pengohet nga Serbia', deklaroi Ambasadori gjerman ne Serbi






BEOGRAD - Ambasadori gjerman nė Serbi, Heinz Wilhelm deklaroi se pėlqimi serb pėr anėtarėsimin e Kosovės nė OKB nuk pėrbėn njė kusht pėr Beogradin pėr marrjen e datės pėr fillimin e bisedimeve tė anėtarėsimit tė Serbisė nė Bashkimin Europian.

''Kėrkesa e Prishtinės, qė ne e pėrkrahim, nuk duhet tė pengohet nga Serbia'', deklaroi Wilhelm nė njė intervistė pėr gazetėn e pėrditshme serbe ''Politika''. ''Pėrfundimisht, Serbia nuk mund tė bllokojė anėtarėsimin e Kosovės nė OKB'', shtoi ai.

''Nėse njė ditė Kosova do tė bėjė njė kėrkesė tė tillė, atėhere Asambleja e Pėrgjithshme do tė vendosė pėr kėtė me propozim tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė'', theksoi Wilhelm.

I pyetur lidhur me kushtet e vėna nga Berlini ndaj Beogradit, ai tha se asnjė prej tyre nuk ishte i ndonjė rėndėsie shumė tė madhe. ''Ajo qė ne dhe Bashkimi Evropian kėrkojmė ėshtė normalizimi i marrėdhėnieve me Kosovėn. Procesi i kėtij normalizimi ėshtė lėnė nė duart e dy palėve negociuese, Beogradit dhe Prishtinės'', tha Wilhelm.

''Qėndrimi i Gjermanisė ėshtė i qartė, Berlini e ka njohur Kosovėn dhe kėrkon qė Serbia tė vendosė marrėdhėnie tė mira me tė'', theksoi ai. ''Pozicioni i Berlinit duhet tė shihet nga pikėpamja e perspektivės kur bėhet fjalė pėr anėtarėsimin pėrfundimtar tė Serbisė nė Bashkimin Europian. Ne nuk do tė mbėshtesim anėtarėsimin e njė vendi qė ka probleme tė pazgjidhura me fqinjėt e tij'', theksoi ambasadori gjerman nė Serbi, Heinz Wilhelm nė intervistėn pėr gazetėn e pėrditshme serbe ''Politika''.

HermesNews - ©2013