Video

20/01/2013 15:51:08

Kosova regon ndaj veprimit Serb

Hqja e memorialit eshte urrejtje ndaj shqiptareve





PRISHTINE- Qeveria e Republikės sė Kosovės, nė njė deklaratė tė bėrė publike sot nė mesditė, shpreh indinjatėn e saj tė thellė pėr veprimin e shėmtuar tė heqjes me forcė tė Memorialit pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė nė qendėr tė Preshevės.

Ajo thekson se "ky veprim i Qeverisė sė Serbisė ėshtė njė dėshmi tjetėr se urrejtja kundėr shqiptarėve qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės ėshtė ende gjallė dhe se ajo po ushqehet me veprime tė tilla tė pasardhėsve tė politikės gjenocidale tė Millosheviqit'.

Qeveria e Kosovės konstaton se "dėshtimi i Qeverisė sė Serbisė qė, pėrmes dialogut tė gjejė njė zgjidhje pėr vendosjen e Memorialit, tregon se dialogu ende nuk ėshtė pjesė e politikės qeveritare tė Serbisė kur janė nė pyetje shqiptarėt".

"Ky veprim jocivilizues i Qeverisė sė Serbisė i heqjes sė Memorialit nuk e ndryshon dot historinė dhe kujtesėn e shqiptarėve kudo qė janė. Pėrkundrazi, vetėm sa e forcon atė dhe na rikujton se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato tė shekullit tė kaluar', thuhet nė deklaratė.

Qeveria e Republikės sė Kosovės u bėn thirrje shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe qytetarėve tė Kosovės qė tė mos i pėrgjigjen kėtij provokimi qyqar tė Serbisė. Ajo thekson se "ky akt i shėmtuar i Qeverisė sė Serbisė rrezikon seriozisht procesin e dialogut pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė dhe pėrgjegjėsia direkte bie mbi Serbinė"./

HermesNews-©2012