Video

15/01/2013 13:30:26

Perkujtohet Masakra e Racakut

45 shqiptare u masakruan nga forcat serbe





PRISHTINE- Nė Kosovė pėrkujtohet sot masakra e Reēakut, e para 14 viteve, njė nga shumė dėshmitė rrėnqethėse tė krimeve tė forcave serbe me pėrmasa spastrimi etnik e gjenocidi kundėr shqiptarėve. Nė 15 janarin e vitit 1999, nė Reēak, 45 shqiptarė u rrėmbyen nė shtėptė e tyre e u masakruan nė fshatin e tyre, ku granatimet me artileri tė rėndė kishin nisur herėt nė mėngjes dhe banorėt e ndodhur edhe nėn rrethimin e hekurt tė forcave serbe nuk mund tė largoheshin.

Ambasadori amerikan Uilliam Uoker, nė atė kohė shef i Misionit Verifikues tė OSBE-sė nė Kosovė, nė vizitėn nė vendin e masakrės dhe duke parė njerėzit e ekzekutuar e masakruar e cilėsoi atė krim kundėr njerėzimit.

"T’i shohėsh kufomat kėshtu me fytyra tė shkatėrruara, qė si duket janė bėrė nga armėt qė janė mbajtur afėr kokave tė tyre, t’i shohėsh 15 nė njė gropė, dhe nė njė mėnyrė tė ekzekutuar, mendoj se mė nevojiten disa minuta para se tė pėrcaktohem se ēka dua tė them", ėshtė cituar sot nga media kosovare deklarata e atėherėshme nė Reēak e Ambasadorit Uoker, i cili mė pastaj nė konferencėn me gazetarė, pa ngurrim ka thėnė se nga ajo qė pa ėshtė masakėr dhe krim kundėr njerėzimit.

Rreth dy muaj pas masakrės sė Reēakut, nė ndėrhyrjen shpėtimtare pėr Kosovėn dhe popullin e saj, aviacioni i NATO-s filloi bombardimet kundėr caqeve tė forcave kriminale serbe, tė cilat zgjatėn 78 ditė, deri nė kapitullimin e Slobodan Milosheviēit, i cili pėrfundoi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė Hagė.

Nė luftėn e para 14 vjetėve nė Kosovė, forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe vranė, masakruan, por edhe zhdukėn, mė shumė se 12 mijė shqiptarė.

HermesNews-©2012