Video

01/01/2013 16:57:08

Bebja e parė nė Kosovė, djalė

Viti i Ri nė Kosovė, qė pėrkon me 5 vjetorin e Pavarėsisė, erdhi edhe me fėmijėn e parė djalė, lindur nė minutėn e parė, ora 00:01, nga nėna e pesė vajzave, nė Qendrėn Klinike Universitare tė Prishtinės






PRISHTINĖ - Kosova priti Vitin e Ri 2013 nėn dritėn plot shkėlqim tė fishekzjarreve dhe me kėngė e valle nė sheshet kryesore tė kryeqytetit, Prishtinė, e qytete tė tjera.

Viti i Ri nė Kosovė, qė pėrkon me 5 vjetorin e Pavarėsisė, erdhi edhe me fėmijėn e parė djalė, lindur nė minutėn e parė, ora 00:01, nga nėna e pesė vajzave, nė Qendrėn Klinike Universitare tė Prishtinės.

Nė 21 shtatorin e vitit qė sapo kaloi u publikuan rezultatet pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė tė pranverės 2011, tė munguar plot 30 vjet, sipas tė cilave nė Kosovė, pa veriun, u numėruan 1.739. 825 banorė rezidentė, 92.93 % e tė cilėve shqiptarė.

Pjesa tjetėr e pėrqindjeve iu takon komuniteteve pakicė, 1.58% boshnjakė, 1.47 % serbė, 1.08 % turqė, etj. Por, numri i banorėve-shtetas tė Kosovės ėshtė mė i madh, pasi regjistrimi i popullsisė nuk pėrfshiu njė tė tretėn e kosovarėve qė vlerėsohet se jetojnė e punojnė jashtė vendit.

Pėrqindja e komunitetit serb do ishte mė e lartė me pėrfshirjen e veriut nė regjistrim. Nė veri tė Mitrovicės dhe tre komunat veriore - Leposaviē, Zubin Potok e Zveēan, ku u refuzua regjistrimi i popullsisė, sipas njė shifre tė pėrmendur nga autoritetet kosovare jetojnė rreth 40 mijė serbė.

Kosova para gjysėm shekulli, nė verėn e vitit 1962, arrinte numrin prej 1 milion banorė. Sipas statistikave kosovare, nė regjistrimin e popullsisė sė vitit 1981, ku u pėrfshinė tė gjitha etnitė, Kosova kishte njė popullsi prej 1.584.440 banorėsh.

HermesNews - ©2012