Video

18/11/2014 18:47:28

Tė gjithė nė stadium. Sonte luajmė nė Genova !

Miqėsorja Shqipėri - Itali. Duam fitore !







TIRANĖ - Sot nė mbrėmje nė orėn 20:45’ do tė luhet takimi miqėsor mes Shqipėrisė dhe Italisė, nė stadiumin Luigi Ferrari tė Genovas. Kuqezinjtė tė cilėt kanė mbėrritur vetėm mbrėmjen e djeshme nė kryeqytetin e Ligurias pritet tė dhurojnė njė natė magjike pėrballė Italianėve, tė cilėt paraqiten me njė formacion me shumė tė rinj nė kėtė miqėsore. Nė stadiumin ku do tė luajnė kuqezinjtė pritet tė jenė 10 000 tifoz shqiptarė. dhe pse Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka ka bėrė tė ditur se janė shitur tė 4 mijė biletat e disponueshme pėr shqiptarėt pėr miqėsoren mes kombėtares sonė dhe Italisė, qė do tė luhet nė Gjenova, Agjencia italiane e lajmeve ANSA, ka bėrė tė ditur se do tė jenė 10 000 shqiptarė nė stadium. Sipas ANSA-s, numri i biletave qė janė blerė nga fansat shqiptarė ėshtė shumė i lartė nga sa parashikohej. Ata pritet tė mbėrrijnė nga tė gjitha anėt e Italisė dhe tė ndėrthuren edhe me tifozėt italianė. ANSA nė artikullin e publikuar prej saj njofton faktin se kjo mėsymje e tifozėve shqiptarė nė Gjenova ka ngritur nė frikėsuar autoritetet e rendit dhe sigurisė italiane, tė cilat kanė marrė tė gjitha masat pėr tė pėrballuar me sukses mbarėvajtjen e kėsaj miqėsore. Mediat italiane sqarojnė se do tė jenė rreth 300 policė dhe njė numėr i lartė i Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, ndėr tė cilėt 210 do tė vijnė si pėrforcime nga veriu i Italisė.

HermesNews - ©2014