Video

13/11/2014 09:22:20

Daniel Godelli kampion bote, shumė pranė rekordit botėror

Peshėngritja jonė shėnoi dje rezultatin mė tė mirė tė saj nė historinė e pėrfaqėsimit ndėrkombėtar, pasi Daniel Godelli kaloi tė gjitha parashikimet duke mundur rivalėt e tij mė tė fortė botėror dhe duke marrė tri medalje







HermesNews - Peshėngritja jonė shėnoi dje rezultatin mė tė mirė tė saj nė historinė e pėrfaqėsimit ndėrkombėtar, pasi Daniel Godelli kaloi tė gjitha parashikimet duke mundur rivalėt e tij mė tė fortė botėror dhe duke marrė tri medalje, dy ari e njė argjendi dhe ajo qė ka mė shumė rėndėsi duke fituar njė titull botėror nė dygarėsh nė peshėn trupore 77 kg, madje duke tentuar, por pa sukses, njė rekord tė ri botėror nė kėtė peshė nė provėn e tretė tė shtytjes me 211 kg, gjė qė do ta kishte futur nė histori.

Nė kampionatin botėror tė Kazakistanit qė po zhvillohet kėto ditė nė kryeqytetin e tij Almatia, Godelli e nisi shumė lart garėn, duke qenė sidomos nė shkėputje i paarritshėm dhe i jashtėzakonshėm. U kuptua qė do tė ishte njė garė mes Godellit dhe kinezit Guoshun Zhong.Qerimaj e mbylli garėn nė vendin e pestė me 158 kilogram, ndėrsa Godelli e nisi nga 163 duke qenė qė nė fillim kėmbngulės pėr medalje. Ngritja e peshės e katapultoi direkt nė zonėn e medaljes, por Godelli nuk u kėnaq mbi kaq. E mori mbi supe dhe 167 kilogram dhe arriti t’i cojė sipėr, pa lėvizur aspak. Zhong megjithatė dukej i pakapshėm kur nė provėn e dytė kaloi me sukses 171 kilogramė.

Por Godelli tani nuk kishte mė asgjė pėr tė humbur. Falė peshės mė tė lehtė trupore u ngjit mbi pedanė pėr 171 kilogram i ndėrgjegjshėm se medalja e arit mund tė ishte i tija nė rast se Zhong gabonte nė provėn e fundit. Shtanga u duk sikur e vuri poshtė por Godelli mori frymė thellė pėr tė ngritur lart botėn e tij. Mes tij dhe titullit botėror tashmė qėndronte vetėm Zhong. Kinezi qė mendohej se nuk do tė kishte rivalė ndjeu presionin dhe e lėshoi peshėn. Daniel Godelli ishte zyrtarisht kampion bote nė stilin e shkėputjes. i dyti Zhong dhe i treti koreano-veriori Song me 163 kilogramė. Nė shtytje Godelli e nisi me 195 kilogram.

Emocionet bėnė tė tyren dhe shtanga u drodh, por nė fund mes tij e shtangės fitoi Godelli. Koreano-veriori Song arriti ta kalojė me sukses gjithashtu 195 kilogram, por qėndronte pas Godellit me peshė mė tė rėndė trupore. Kinezi Zhong e nisi me 196 kg por prova e parė ishte e dėshtuar pėr tė, por gjithsesi e kaloi me sukses tė dytėn. Por nuk kishte bėrė llogaritė me Danielin, qė 198 kilogram i ngriti shumė thjeshtė. Nė pushim, emocionohet i lexoheshin nė vėshtrim, ashtu si dhe frymėmarrja e rėndė tregonte madhėshtinė e arritjes sė tij. Song i surprizoi tė gjithė kur provoi me 200 kilogram. Kinezi Zhong gaboi dhe Godelli ishte kampion bote tashmė. i ndėrgjegjshėm pėr titullin botėror, Danieli provoi rekordin Botėror, por nuk ja doli dot mbanė.

Gjithsesi bota qėndroi mbi duart e tij duke e ngjitur veten dhe Shqipėrinė nė majėn mė tė lartė, pėr ditėn mė tė bukur sportive nė historinė tonė. Padyshim qė njė performancė e tillė i kalon pėrmasat e sportit shqiptar dhe Daniel Godelli ėshtė sot pėr sot sportisti mė i mirė shqiptar e ndoshta mė i mirė nė historinė e peshėngritjes tonė. Njė sportist i tillė ka gjasat maksimale qė tė fitojė njė titull olimpik nė Olimpiadėn e Rios nė vitin 2016. Pikavarazhi qė ai i dha skuadrės mund tė ndihmojė Shqipėrinė tė sigurojė njė pjesėmarrje tė gjerė olimpike pas dy vjetėsh nė Lojėrat Olimpike tė Brazilit, ndėrkohė qė shenjat e para tė njė kampioni tė madh kishte disa vite qė i kishte dhėnė. Padyshim qė Botėrori i djeshėm i Kazakistanit ishte performanca e tij mė e mirė deri mė tani, rezultate qė vijnė nė ngjitje dhe qė japin shpresė. Erkand Qerimaj zuri vendin e pestė nė shkėputje me 158 kg, por dėshtoi nė tė tri provat nė shtytje, duke mos u klasifikuar nė dygarėsh.

Arbėr Meēenovi