Video

24/10/2014 15:30:12

Humbėm betejėn, jo luftėn

Armando Duka, ''nuk dyshoj se do ta fitojmė kėtė betejė nė apel dhe nė arbitrazh''






TIRANĖ - Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka, ka besim se Apeli do tė gjykojė me drejtėsi nė favor tė Shqipėrisė. "Pas vendimit tė padrejtė, tashmė sytė drejtohen drejt apelimit tė vendimit tė Komisionit tė Disiplinės sė UEFA-s, ose dhe arbitrazhit pėr tė marrė atė qė poshtėrsisht humbėm nė shkallėn e parė", thotė ai. "Humbėm njė beteje, por jo luftėn", ėshtė shprehur Duka, duke vijuar se, "kam pasur kontakt me avokatin e ēėshtjes qė ne do ta ndjekim dhe jam i bindur qė do ta fitojmė kėtė ēėshtje. Do tė kisha shumė dėshirė qė vendimin e duhur ta jepte shkalla e parė, Komisioni i Disiplinės, por nuk dyshoj se do ta fitojmė kėtė betejė nė apel dhe nė arbitrazh". Duka ėshtė optimist se Shqipėria do tė marrė 3 pikėt nė Apel, por nga ana tjetėr nuk fsheh zhgėnjimin e mosdistancimit tė UEFA-s nga dhuna nė sport. "Pėr mua ėshtė njė vendim qė nuk i bėn mirė askujt, nuk i bėn mirė futbollit, pėrmirėsimit tė klimės sė futbollit, largimit tė dhunės. Nuk e di se ēfarė precedenti do tė krijojė ky vendim. Ne nuk do ta bėjmė kurrė, por njė skuadėr tjetėr tė rrahė futbollistėt nė fushė dhe tė marrė tre pikėt nė tavolinė? Nuk e di. Njė ndeshje e nderprerė pėr probleme disiplinore duhet ta fitojė njė skuadėr. Ky ėshtė njė lloj kompromisi politik, i jep tre pikė dhe i merr tre pikė. Kjo nuk ka tė bėjė me drejtėsine sportive", ėshtė shprehur Duka.

HermesNews - ©2014