Video

18/10/2014 12:44:24

Londra 'te denohet Serbia'

Zbulohet letra dėrguar presidentit tė UEFA-s






BRITANI - Qeveria britanike i ka shkruar presidentit tė UEFA-s Michel Platini pėr t’i kėrkuar “sanksione tė ashpra” kundėr Serbisė, pas abuzimit racist qė iu bė lojtarėve anglezė prej tifozėve serbė nė ndeshjen famėkeqe tė kombėtareve tė tė rinjve nėn 21-vjeē.

Nė vitin 2012, pothuajse ekzaktėsisht, dy vjet mė parė, lojtarėt anglezė u ofenduan nė mėnyrė raciste gjatė ndeshjes sė ditės sė martė nė qytetin serb Krushevac, ku nga shkallėt e stadiumit vinin imitime majmunėsh dhe fyerje tė tjera.

Anglia fitoi 1-0 dhe u kualifikua pėr nė kampionatin europian tė moshės nėn 21-vjeē por nė fund tė ndeshjes, lojtarėt, stafi, trajnerėt dhe tifozėt tė gjithė pėrfunduan nė pėrleshje. Pas kėsaj federate angleza kishte deklauar se nuk do tė dėrgonte mė ekipe tė saj nė Serbi nėse nuk zgjidhej puna e racizmit dhe e dhunės.

Platini vetė i ka kėrcėnuar serbėt nė 2011 se rrezikonin t’u ndalohej pjesėmarrja nė tė gjitha veprimtaritė europiane nėse nuk ndryshonin. Si do tė lexohet kjo e kaluar sot kur ata pėrsėritėn nė mėnyrė skandaloze kėtė sjellje nė ndeshjen me Shqipėrinė?

Edhe kryeministri britanik than ė atė kohė se ishte i skandalizuar nga skenat nė Serbi dhe se donte UEFA-n qė tė ndėshkonte rėndė me sanksione Serbinė.
Pėrballė kėtyre akuzave Serbia u soll sin ė rastin me Shqipėrinė, duke mohuar gjithshka. Askush nuk u tregua racist dhe faji ishte futbollistit anglez Danny Rose qė pasi e ofenduan gjithė ndeshjen u tregua sipas serbėve shumė arrogant me tifozėt serbė.

Si nė rastin me dronin, Serbia akuzoi gjestet e lojtarit anglez si shkak qė filluan pėrleshjet.“Asnjė ekip futbolli nuk duhet tė detyrohet qė tė luajė nė njė mjedis ku mbizotėron abuzimi racist, dhuna dhe sjellja kėrcėnuese”, deklaroi nė atė kohė federate angleze e futbollit, gati duke ia parashkuara federatės shqiptare pėrgjigjen pėr akuzėn e UEFA-s se pse nuk pranuan qė tė vazhdojnė lojėn nė Beograd.

Ky i vitit 2012 nuk ishte rasti i parė me anglezėt. Nė 2007, UEFA e gjobiti Serbinė 24,000 euro pėr racizėm gjatė njė tjetėr ndeshje tė moshės nėn 21-vjeē kundėr Anglisė. Ka ardhur koha qė ndėshkimi tė mos mbetet me shuma parash, por me pėrjashtime nga kupat ndėrkombėtare.

Ruben Avxhiu