Video

10/10/2014 14:09:28

Nė fushė vetėm pėr fitore

Duke folur ne nje konference shtypi, De Biazi tha se Danimarka ėshtė njė skuadėr e fortė, por Shqipėria i ka tė gjitha armėt e duhura pėr tė fituar







TIRANĖ - Tekniku i pėrfaqėsues shqiptare tė futbollit, Xhani De Biazi, ka theksuar sot se kuqezinjtė do tė hyjnė nė fushė vetėm pėr fitore. Duke folur ne nje konference shtypi, De Biazi tha se Danimarka ėshtė njė skuadėr e fortė, por Shqipėria i ka tė gjitha armėt e duhura pėr tė fituar. “Ėshtė ndeshje e vėshtirė. Luajmė nė shtėpinė tonė dhe tifozėt i kemi nė krah. Nuk duhet tė shpėrqendrohemi. Duhet tė jemi tė kujdesshėm e tė shfrytėzojmė “armėt tona”, theksoi De Biazi nga Durrėsi, ku kuqezinjtė po zhvillojnė pėrgatitjet pėr takimet eliminatore tė Euro 2016. Lorik Cana, kapiteni i kombėtares sonė, ėshtė shprehur i emocionuar qė takimi do tė luhet nė teatrin e ri tė futbollit shqiptar. “Uroj ta nisim me fitore nė stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Ne do japim maksimumin tonė. Jemi pėrgatitur mirė pėr kėtė takim. E njohim kundėrshtarin dhe duam fitore”, theksoi Cana gjatė prononcimit te tj.


Lista e lojtarėve tė kombėtares shqiptare pėrballė Danimarkės:

Portierė: Etrit Berisha (Lacio), Orges Shehi (Skėnderbeu), Alban Hoxha (Partizani).

Mbrojtės: Elseid Hysaj (Empoli), Debatik Curri (Tirana), Lorik Cana (Lacio), Mėrgim Mavraj (Kėln), Ermir Lenjani (St.Galen), Andi Lila (Pas Janina), Ansi Agolli (Karabag), Taulant Xhaka (Bazel), Amir Rrahmani (Partizani).

Mesfushorė: Ergys Kaēe (PAOK Selanik), Alban Meha (Paderborn), Valdet Rama (Mynih 1860), Amir Abrashi (Grasshoper), Ervin Bulku (Tirana), Burim Kukeli (Zyrih), Emiljano Vila (Partizani), Odise Roshi (FSV Frankfurt), Herolind Shala (Od Ballkklub).

Sulmues: Bekim Balaj (Sllavia Pragė), Shkėlzen Gashi (Bazel), Sokol Cikalleshi (RNK Split), Hamdi Salihi (Hapoel Ironi Akre), Armando Vajushi (Liteks Loveē), Edmond Kapllani (FSV Frankfurt).

HermesNews - ©2014