Video

09/10/2014 01:48:31

Inagurohet stadiumi 'Elbasan Arena', Rama i shėnon Berishės

Inagurohet stadiumi “Elbasan Arena” me njė kapacitet prej 12.500 vendesh me vlerė 5.5 milionė Euro. Tė pranishėm nė ceremoninė e inaugurimit kanė qenė kryeministri Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe figura tė tjera tė sportit shqiptar







HermesNews - Interesimi pėr ndeshjen e parė inauguruese ka qenė mjaft i madh, jo vetėm nga qytetarėt elbasanas, por edhe tifozė tė mbėrritur nga qytete tė ndryshme tė vendit pėr tė parė nga afėr transformimin qė pėsoi stadiumi i Elbasanit. Ceremonia ka nisur me himnin kombėtar, mė pas janė gjuajtur penalltitė e para pėr tė inauguruar portėn.

Kryeministri ka respektuar kreun e FSHF, ministren e Arsimit, kreun e bashkisė dhe trajnerin De Biasi pėr tė gjuajtur penalltinė i fundit duke shėnuar gol nė portėn e mbrojtur nga Berisha. Rama dhe De Biasi kanė qenė tė vetmit qė kanė shėnuar nė portėn e Berishės, teksa penalltitė e Dukės, Nikollės dhe Sejdinit kosovari i ka pritur. Pas gjuajtjeve tė penalltive ka filluar ndeshja miqėsore e parashikuar mes ekipit kombėtar tė futbollit dhe ekipit U-19 tė Elbasanit, e pėrfunduar 7-0 pėr kuqezinjtė e De Biasit

Golin ndaj Berishės, Rama me humor e shpjegon me gjendjen shėndetėsore tė ditėve tė fundit. “Ndoshta Berishėn e gėnjeu mesi im qė i shėnova. Kėnaqėsi qė njė Berishė tė lejon qė t'i shėnosh gol" tha ai. Mė pas kryeministri u ndal te stadiumi. "Dukej sikur stadiumi nuk do arrihej tė bėhej gati, por ia dolėm. Shpresoj qė nė kėtė stadium tė vijnė sa mė shumė familjarė dhe ju siguroj qė ky ėshtė vetėm fillimi. Jam shumė i lumtur qė arritėm tė pėrfundojmė kėtė stadium sipas standardeve tė FIFA-s, tashmė u takon ēunave qė tė marrin rezultate tė mira.

Dua t’ju siguroj qė ne do bėjmė ēmos qė ta mbėshtesim sa mė shumė futbollin. Me kampionatin kemi njė problematike qė ende nuk ėshtė zgjidhur. Kontrasti me stadiumet e tjera ėshtė shumė i madh. Objektivi ėshtė qė stadiumi tjetėr kombėtar tė jetė me 20 mijė vende.

Ne do tė bėjmė gjithēka qė ekipi kombėtar tė ketė jo vetėm mbėshtetjen morale por edhe atė financiare. Hap pas hapi ne do tė jemi pranė. Kemi pasur njė debat pėr punėn e pistės, unė dhe presidenti donim vetėm fushėn, por ministrja nuk na la dhe ne pranuam" pėrfundoi ai.

Shqipėria ndeshjen e parė zyrtare nė stadiumin e ri qė u inaugurua do ta zhvillojė mė datė 11 Tetor pėrballė Danimarkės tė vlefshme pėr eliminatoret e kampionatit Europian qė do tė zhvillohet nė Francė. Pritshmėritė pėr ndeshjen e sė shtunės janė maksimale, pėr shumė arsye, e mbi tė gjitha pėr faktin qė kuqezinjtė vijnė pas fitores ndeshjen e parė nė fitores nė Portugali dhe ndeshjen e parė nė shtėpi pėr kėto eliminatore e zhvillojė nė njė stadium tė ri nė shtėpi.

Arbėr Meēenovi