Video

03/08/2014 21:28:36

Grigoletto: Vllaznia do ndėrtohet shumė shpejt

Drejtori teknik i "Gea Sport" Alessandro Grigoletto ėshtė takuar pasditen e sotme me kryetarin e Bashkise Shkoder Lorenc Luka teksa kanė biseduar mbi problemet e fundit tė krijuar nė klubin Vllaznia





HermesNews - Grigoletto deklaron se janė diskutuar disa pika tė cilat mendon se nuk janė tė pazgjidhshme. "Kompania "Gea Sport" ėshtė e vendosur pėr tė vazhduar punėn tek Vllaznia. Unė merrem vetėm me anėn teknike megjithatė besoj se gjėrat kanė pėr ėt shkuar mirė"- ka thėnė ai. Grigoletto ben ten ditur se projekti i "Gea Sport" ne vitin e pare eshte per tu njohur me skuadren. Pretendimet do te jene ne vitin e dyte dhe te trete." Sivjet jemi vonė me pėrgatitjet megjithatė do tė njohim skuadrėn dhe besoj se do tė jemi konkurrentė. Shpejt do vijnė disa lojtarė cilėsorė nė skuadėr dhe po ashtu ajo do tė shkojė nė fazė pėrgatitore pėr t'u bėrė gati pėr kampionat sa mė shpejt tė jetė e mundur"- ka thėnė krahu i djathtė i presidentit Nava.

Nė kėtė takim ka munguar Ardian Grabova i cili nė ditėt nė vijim pritet tė zgjidhet administrator i Vllaznise ndėrsa tė pranishėm kanė qėnė stafi teknik bashkė me zėvėndėspresidentin Isuf Isufi dhe shefin e klubit Armir Grima.

Pas kėtij takimi ka folur edhe juristi i Bashkise Shkoder Suel Hadri qė ka thėnė: "Bashkia Shkoder dėshiron qė kontrata e bashkėpunimit me kompaninė "Gea Sport" tė vazhdojė dhe i bėjmė thirrje drejtuesve tė kėsaj kompanie ta zbatojė atė. Qė do tė thotė se ajo duhet tė sjellė sa mė parė emrat e Bordit Mbikėqyres qė tė nisin nga puna. Mė pas tė bėjnė derdhjen e shumes sė garancisė prej 35 mijė eurosh dhe po ashtu edhe kėstin e parė po nė kėtė shumė kur tė vijė momenti". Nga ana tjetėr, Ardian Grabova ndonėse ka munguar nė takimin e sotėm ka garantuar vazhdimėsinė e kompanisė "Gea Sport" tek Vllaznia dhe ka sqaruar se pozicioni i tij do tė jetė ai i administratorit.

Arbėr Meēenovi