Video

27/07/2014 15:08:42

Vllaznia: Raineri vendos. Ja kush largohet dhe kush qendron

Kanė mjaftuar vetėm dy ditė stėrvitje qė trajneri Baldo Raineri tė bėjė seleksionimet e para tek Vllaznia






HermesNews - Pas seancės tė paradites sė sotme, ėshtė bėrė e ditur edhe lista e futbollistėve qė do tė vazhdojnė stėrvitjen ndėrkohė qė ėshtė bėrė po ashtu e ditur edhe lista e futbollistėve qė do tė largohen nga skuadra sepse nuk bėjnė pjesė nė planet e stafit drejtues.

Kėshtu nė listėn e tė larguarve bėjnė pjesė edhe disa prej futbollistėve tė ardhur pėr provė si tiranasit Tushe e Sulollarim kosovarėt Uran Shala dhe Renet Gjini por edhe vėllezėrit Xhek dhe Xhoni Molla.

Nga tė ardhurit do tė vazhdojnė tė jenė pjesė e skuadrės sė Vllaznisė portieri Moēka, mesfushorėt Shala e Grabova e sulmuesi Ferhati. Nga ana tjetėr, pjesė e skuadrės shkodrane nuk do jenė mė as futbollistėt Stivi Shaba e Jurgen Gjini apo dhe tė tjerė futbollistė tė rinj. Nė kėtė mėnyrė, ka pėrfunduar seleksionimi i parė dhe nė skuadėr kanė mbetur 24 futbollistė.

Kuptohet qė edhe nga ato do tė ketė sėrish seleksionime por kjo varet nga numri i futbollistėve qė do vijnė nė skuadėr nė ditėt e ardhshme. Lajmet e fundit qė dalin nga kampi shkodran bėjnė tė ditur se do vijė njė mbrojtės qendre nga Kolumbia i huazuar nga Parma dhe njė mesfushor krahu nga Bregu i Fildishtė i huazuar nga Xhenoa.

Kjo tregon mė sė miri pėrpjekjet e drejtuesve tė klubit pėr tė sjellė lojtarė cilėsorė nė skuadėr dhe jo mė kot, ata nuk kanė pranuar tė ofrojnė nė skuadėr lojtarė si Vrapi, Gvozdenoviē, Hyshmeri e Ferraj tė cilėt i janė vetėofruar Vllaznia. Drejtuesit e rinj tė klubit po bėjnė gjithēka qė tė ndėrtojnė njė ekip cilėsor.

Ata kanė mbyllur kontratat edhe me Hajdarin e Tafilin, dy futbollistė qė u kishte pėrfunduar kontrata e po ashtu ėshtė vendosur rinovimi edhe me Gocajn, Sykajn, Shtubinėn, Bocin e Bardullėn. Afrimi mė i fundit i kuqebluve ėshtė sulmuesi shkodran Rraboshta i cili nė sezonin e fundit ka qenė pjesė e Butrintit tė Sarandės.

Arbėr Meēenovi