Video

26/07/2014 15:33:01

Vllaznia: Fillon epoka 'Raineri'. Tekniku: Duhet tė jemi optimistė

Vllaznia ka zhvilluar sot stėrvitjen e parė me nė krye stafin teknik zviceran. Ndėrkoh tekniku Raineri shprehet optimistė pėr tė ardhmen e Vllazni-s





HermesNews - Vllaznia zbret nė fushė. Pas shtyrjeve tė vazhdushme ajo sot ka zhvilluar stėrvitjen e parė nė stadjumin "Loro Borici". Nė krye tė stėrvitjes ka qėnė stafi teknik i pėrbėr nga tekniku Raineri, ndihmėsi Belloti, pėrgatitės atletik Nervi si dhe pėrgatitėsi i portierave Oliva. Nė kėtė stėrvitje vlen tė theksohet pjesmarrja e shume tė rinjėve nga akademia shkodrane apo edhe prej disa emra te rinj jo nga shkodra:

Emrat e lojtarėve tė rinjė qė sot morren pjesė nė stėrvitjen e parė tė Vllazni-s:
1.Shpetim Moēka
2.Rijat Shala
3. John Grabova
4. Gerhard Tushe
5. Klodian Sulollari
6. Uran Shala
7. Arlind Ferhati
8. Xhon Molla
9. Xheki Molla

Tekniku Raineri: Duhet tė jemi optimistė



Pas seancės sė parė stėrvitore, trajneri Baldo Raineri ka dhėnė konferencėn e parė pėr shtyp. Ai ndėr tė tjera, ka dashur tė japė shpresa pėr njė Vllazni ndryshe. Nė fakt, trajneri Italian nuk ka arritur dot tė kuptojė dot pse tifozėt shkodranė janė pesimistė pėr kėtė skuadėr sepse sipas tij ėshtė vetėm fillimi i punės dhe gradualisht, ai bashkė me stafin e tij dhe me futbollistėt do tė bėjė mė tė mirėn e mundshme pėr Vllazninė. "Shoh qė rreth nesh ka njerėz qė nuk e shohin mirė punėn tonė. nuk e kuptoj pėr ēfarė motive. Njerėzit duhet tė na shohin punėn, si e bėjnė atė dhe mė pas tė na gjykojnė pėr rezultatet qė do tė arrijmė. Unė dua njė skuadėr qė luan futboll, nuk mė interesojnė fare emrat e futbollistėve qė do kem nė dispozicion. Kush vjen pėr tė luajtur pėr Vllazninė, vjen pėr tė luajtur pėr mua, pėr fanellėn dhe duhet tė japė mė tė mirėn nė fushėn e lojės, dhe jo se quhet Baxho apo ndonjė emėr tjetėr. Ne kemi njė projekt tė ri interesant me lojtarė tė rinj dhe tė vjetėr pėr tė bėrė shumė gjėra tė bukura"- ka thėnė ai. I pyetur ndėrkohė pėr emrat e rinj qė ishin prezent nė stėrvitjen e sotme, trajneri Raineri ka thėnė se beson tek tė rinjtė por edhe vetėm me ato nuk mund tė bėjė asgjė sepse duhet ndėrthurur me eksperiencėn e tė tjerėve. Sipas tij, nė ditėt e ardhshme do tė vijnė edhe futbollistė tė tjerė pėr provė pėr tė bėrė tė mundur ndėrtimin e njė Vllaznie tė fortė dhe pretendente.

Arbėr Meēenovi