19/06/2014 14:14:34
Hollanda fiton me vuajtje me Australinė
Hollanda arriti fitoren e dytė nė kėtė Botėror, duke siguruar kalimin nė fazėn e eliminimit direkt
HermesNews - Hollanda arriti fitoren e dytė nė kėtė Botėror, duke siguruar kalimin nė fazėn e eliminimit direkt. Tulipanet fituan 3 me 2 me Australinė, qė bėri njė rezistencė tė fortė. Edhe pse ekipi mė i dobėt nė renditjen ndėrkombėtare, Australia arriti tė ishte edhe nė avantazh nė njė ndeshje tė bukur.
Qė nė fillim, Australia e bllokoi lojėn e holandezėve, qė vinin nga fitorja e bujshme me Spanjėn me rezultatin e thellė 5 me 1. Por cilėsitė personale tė Arjen Robben bėnė qė Hollanda tė kalojė nė avantazh nė minutėn e 20-tė. Nuk zgjat shumė avantazhi dhe nė minutėn e 21-tė, Cahill realizoi njė supergol.
Nė pjesėn e dytė, Australia shndėrron nė gol njė penallti. Jedinak e ēon Australinė nė qiell, por Hollanda nuk dorėzohet. Nė minutėn e 58-tė, Van Persie barazon shifrat.
Pėr avantazhin mendon Depay, me njė goditje shumė larg zonės, nė njė tjetėr supergol nė kėtė ndeshje. Botėrori vazhdon tė dhurojė spektakėl dhe shumė gola.
Arbėr Meēenovi