Video

22/05/2014 02:34:13

Luis Enrique: 'Totti super. Barēa, do kthehesh tė fitosh'

Tekniku i ri i Barēes: 'Te Roma kam lėnė shumė miq, duke filluar nga kapiteni. Kėtu nė blaugrana jam i gatshėm tė hap njė cikėl tė ri fitoresh'







HermesNews - "Nga sot do fillojm tė ndėrtojmė njė Barcelonė tė re". Fjala e Luis Enrique, tekniku i ri blaugrana, prezantuar nė njė konferencė shtypi pėrkrah presidentit tė klubit, Josip Maria Bartomeu dhe ds Andoni Zubizarreta. "Dua tė falenderoj drejtuesit e Barēes qė mė zgjodhen. Menjėher kam ndjer mbėshtetjen e tė gjithėve dhe besimin ndaj meje dhe stafit tim teknik. Bėhet fjalė pėr njė ditė emocionuese dhe speciale pėr mua qė ka dėshirė pėr tė ndėrtuar njė cikėl tė ri i zoti tė emocionojė e tė marrė rrezultatet qė kėrkojmė. Kur u largova nga Barca B klubi mė bėri njė premtim qė pastaj e mbajti. Pėr kėtė e falenderoj. Mezi pres momentin tė dėgjoj himnin e Barēes nga pankina. Unė njė lider? Tė themi se i qėndroj besnik principeve tė mia. Stili im i lojes ėshtė ofensiv, i njėjtė me filozofin Barēa. Cikli Guardiola ka pėrfshirė me miliona spektator nė gjithė boten. Tė gjithė kėto spekatator kanė dėshirė tė shohin njė ndeshje tė Barcelones. Mua mė pėlqen tė kumunikoj me tė gjithė, nuk dua tė imponoj por tė motivoj cdo lojtare tė pėrveēėm. Kėshtu kam bėre te Roma dhe Celta. Si fillim mė duhet tė zbuloj tė gjitha sekretet e kėtij klubi, informacionin e gjithēka. Kam folur me Guardiole-n dhe qėndroj nė kontakte me te sepse jemi miq. Do doja tė isha si Pep ose Simeone, por mė duhet tė mjaftohem, tė jem Luis Enrique".


"Me Totti njė raport tė mirė" - Tekniku i ri i Barcelone-s ka folur edhe pėr tė kaluaren e tij te Roma: "Raporti im me Totti-n mė "pėrndjek" si goditja e Tassotit. Francesco ėshtė njė pėrson i mrekullushėm dhe mė te kam pasur njė raport tė jashtėzakonshėm. Diten qė lajmerova qė do largohesha nga klubi verdhekuq, njė nga tė paktėt lojtarė qė mė pėrshėndeti me zemer ishte pikėrishtė Totti. Me shumė lojtarė tė Rome-s vazhdoj tė qėndroj nė kontakte".


"Messi? I lumtur pėr rinovimin" - Luis Enrique ėshtė ndalur tė flase edhe pėr Messi-n: "Jam i lumtur pėr rinovimin e tij, do mundė tė mbėshtetem te lojtari mė i mirė nė botė. Kėtė sezon nuk ka luajtur nė nivelet e tij por numrat e vet gjithsesi janė impresionues".

Arbėr Meēenovi