Video

19/05/2014 09:01:28

Flamurtari fiton Kupėn e Shqipėrisė

Skuadra e Flamurtarit ka fituar mbrėmė Kupėn e 62-tė tė Shqipėrisė






TIRANĖ - Flamurtari ėshtė shpallur fitues i Kupės sė 62 tė Shqipėrisė pas fitores nė finale me skuadrėn e Kukėsit.

Vlonjatėt kanė fituar me rezultatin 1 me 0 gjatė njė gare tė zhvilluar mbrėmė nė “Qemal Stafa” ku pjesėn mė tė madhe regjistroi njė volum loje mė tė madh nga lojtarėt e Kukėsit.

Arbėr Abilaliaj shėnoi golin e parė dhe tė vetėm tė lojės pak para se tė mbyllet pjesa e parė dhe rezultati nuk ndryshoi mė. Triumfoi pragmatizmi dhe qetėsia e kuqezinjve tė Ernest Gjokjės, qė pėrkundrejt problemeve tė fundit me largimet e dy titullarėve, portierit Shpėtim Moēka dhe mbrojtėsit Erjon Dushku, ia ka dalė tė superojė me sukses “artilerinė e rėndė” kuksiane.

Kėsaj fitoreje i ėshtė bashkangjitur dhe Kryeministri Edi Rama i cili ėshtė deputet i zgjedhur nė qarkun e Vlorės. Me anė tė njė mesazhi nė rrjetin social “Twitter”, Rama ka uruar Flamurtarin pėr titullin. “Flamurtari nė kupat e Europės si fitimtar i Kupės sė Republikės urime nga zemra Vlorės.”- citohet nė mesazhin e kryeministrit.

Verilindorėt zhvilluan volum tė madh loje, krijuan edhe raste tė volitshme pėr shėnim, por vuajti nė finalizim. Boja dhe Cikalleshi nuk ishin nė gjendje tė kurorėzonin mundin dhe djersėn e ekipit tė Kukėsit, qė dėshtojnė nė finalen e tyre tė parė nė histori nė Kupėn e Shqipėrisė. Kukėsi i kėnaqet kurorės sė nėnkampionit, ndėrsa vlonjatėt me fitimin e Kupės sė Shqipėrisė sigurojnė pjesėmarrjen nė Europa League.

Flamurtari ėshtė shpallur kampion i Shqipėrisė nė sezonin 1990-1991, ndėrsa e ka fituar Kupėn e Shqipėrisė katėr herė, nė vitin 1985, 1988, 2009 dhe sė fundmi nė vitin 2014.

HermesNews - ©2014