14/05/2014 01:52:56
Nba, tjetėr gaf nga Sterling: 'Magic Johnson tė ketė turp pėr Aids'
Pronari i Clippers pėr Cnn: 'Ēfarė pėrsoni ėshtė ai qė bėn sex me ēdo vajzė qė takon dhe merr Hiv?'
HermesNews - Pas ēeshtjes pėr frazat e tija raciste tė marra nga pėrgjimi telefonik me ish tė dashuren, njė tjetėr gaf e Donald Sterling. Nė njė intervistė pėr Cnn, pronari i Los Angeles Clippers kthehet tė sulmojė Magic Johnson, kėtė herė e bėn pėrsa i takon njė deklarate tė bėrė nga ish ylli i Nba, prej mė shumė se 20 vitesh kur kumunikoi tė ishte sieropozitiv me vitusin e Hiv: "Duhet ti vij turp qė ka marrė Aids".
Sterling sapo kishte kėrkuar falje pėr thėnjet ofensive kundrejt afroamerikanve, duke nėnvizuar se nuk ėshtė racist. Por sapo intervistuesi ėshtė kthyer tė flasė pėr ish-kampjonin e Lakers - qė duket se ėshtė interesuar tė blejė Clippersit e ti - manjati nuk ėshtė pėrmbajtur: "Ēfarė ka bėrė ndonjiher Big Magic Johnson? Ka marrė Aids. Ka bėrė ndonjė sipėrmarrje si investitor ? Ka ndihmuar njerėzit me ngjyrė ? Ka ndihmuar ndonjė nė Los Angeles ? Ēfarė tip pėrsonit shkon nė ēdo qytet duke bėrė sex me ēdo vajzė qė takon dhe pastaj merr Aids?.
Anderson Cooper, gazetar i Cnn, pastaj i ka kujtuar se Magic Johnson nuk ishte i sėmuar me Aids por qė kishte rezultuar sieropozitiv ndaj vitusit Hiv. Atėher Sterling ka replikuar: "Ēfarė pėrsonit ėshtė ai qė shkon gjiro nė ēdo vendė dhe bėn sex me ēdo vajzė qė takon dhe merr Hiv ?". Fjalė qė sigurisht nuk do ndihmojnė Sterling, pėrjashtuar pėrjetėsisht nga Nba, nė mbrojtjen e pronėsisė pėr Clippers qė mund ti hiqen me njė vendim tė bordit drejtues tė liges.
Arbėr Meēenovi