Video

01/05/2014 02:00:53

Europa League, Conte: 'Kam shumė besim, nuk kam frikė'

Tekniku thėrret tifozėt: 'Juventus Stadium do zbresė me ne nė fushė. Vidal? Ėshtė stėrvitur por qėndron nė dyshim'






HermesNews - I karikuar dhe i vendosur. Nė prag tė takimit tė kthimit tė gjysmėfinales sė Europa League kundėr Benfica, Antonio Conte paralajmėron portugezėt: "Objektivi ėshtė gjithmonė tė fitojmė. Kam shumė besim, Juventus Stadium do zbresė me ne nė fushė. Nėse kam frikė? Ėshtė njė fjalė qė nuk bėnė pjesė nė fjalorin tonė. Njohim fjalen respekt". Pėr Vidal: "Ėshtė stėrvitur por qėndron nė dyshim. Nesėr do zbuloni nėse do aktivizohet qė nė fillim apo nga pankina".

Ēfarė rėndėsia ka ndeshja e nesėrme?

"Pėr si unė i pėrjetoj ndeshjet, pėr mua ajo dita mė pas ėshtė gjithmonė mė e rėndėsishmja nė jetė. Sepse idea ėshtė gjithmonė tė fitosh. Nuk i ndaj ndeshjet nė asnjė klasifikim. Objektivi ėshtė tė kėrkosh tė fitosh gjithmonė".

Fakti se duhet tė pėrmbysni rezultatin ndryshon ndonjigje nė interpretimin e takimit?

"Ndeshja do luhet 95 minuta, duhet tė jemi tė zotė tė interpretojmė atė 2-1 tė takimit tė parė. E dimė atė qė duhet tė bėjmė, zgjedhjet do bėhen nė varėsi tė 95 minuta. Si zgjedhjet fillestare, si lojtarėt qė mund tė aktivizohen e tė mund tė ndryshojnė lojen. Kam shumė besim, duke ditur qė Juventus Stadium do zbresė me ne nė fushė".

Si ėshtė Vidal?

"Arturo ėshtė stėrvitur, po bėjmė ēdo gjė pėr ta rikuperuar. Qėndron nė dyshim, nesėr do zbuloni nėse Vidal do aktivizohet qė nė fillim apo nga pankina".

Nė takimin e parė Juve ka hasur vėshtėrsi nė pjesen e parė, ndėrsa nė pjesen e dyte
skuadra ėshtė dukur mė e sigurtė. Cila ėshtė fėtyra e vėrtet e Juve?


"Nė takimin e parė kemi luajtur njė takim tė mirė. Tė pėsosh gol pas vetėm dy minuta lojė na komplikoj gjėrat, por pavarsishtė kėsaj Benfica ka luajtur shumė nė nisjen, duke ndėrtuar pak lojė. Nė pjesen e dytė ishte vetėm Juventus nė fushė. Rezultati i takimit tė parė ėshtė gėnjeshtar, por dimė qė pėrballojmė njė skuader tė fortė dhe tė mirė. Duhet tė jemi tė zotė tė sulmojmė dhe tė evitojm kundėrsulmin e Benfica".

Ėshtė frikė pėr nesėr?

"Nuk e njohim fjalen frikė. Frika nuk ekziston, nuk bėnė pjesė nė fjalorin tonė. Njohim fjalen respekt. E kemi merituar gjysmėfinalen, ėshtė njė moment i magjishėm qė duhet ta jetojm me entuziasėm tė madhė"

Nesėr Benfica do zbuloj tė ketė shumė tifoz nė Itali?

"Dhe ne kemi shumė tifoz nė Portugali....Benfica ėshtė pak si Juve nė atdhe, o je me te o kundėr. Tė dyja skuadrat do kenė shumė tifoz kėtu dhe nė Portugali".

Pėr Tevez?

"Po bėn njė sezon tė bukur, do bėhet akoma edhe mė bukur duke arritur tė githė synimet finale".

Tė grumbulluar dhe formacioni i mundur

Njėzet e tre tė grumbulluar nga Conte pėr gjysmėfinalen e kthimit tė Europa League kundėr Benfica nė program pėr tu zhvilluar tė Ejten mbrėma nė Juventus Stadium: Buffon, Chiellini, Caceres, Ogbonna, Pogba, Pepe, Marchisio, Vucinic, Tevez, Giovinco, Peluso, Llorente, Barzagli, Osvaldo, Bonucci, Padoin, Pirlo, Asamoah, Vidal, Lichtsteiner, Storari, Isla, Rubinho.

Formacioni i mundur: Buffon; Caceres, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Vidal (Marchisio), Pirlo, Pogba, Asamoah; Tevez, Llorente.

Arbėr Meēenovi