Video

15/03/2014 22:50:28

Nikaj: Vllaznia bashkė me tifozėt do ta mund patjetėr Partizanin

Njeriu qė ėshtė duke drejtuar aktualisht kuqeblutė bashkė me kolegun e tij Avenir Dani dhe drejtorin sportiv Armir Grima, ėshtė optimist pėr njė fitore nė ndeshjen e nesėrme me Partizanin






HermesNews - Njeriu qė ėshtė duke drejtuar aktualisht kuqeblutė bashkė me kolegun e tij Avenir Dani dhe drejtorin sportiv Armir Grima, ėshtė optimist pėr njė fitore nė ndeshjen e nesėrme me Partizanin.

Pėr Samuel Nikajn, ėshtė e dyta ndeshje qė ai do jetė nė timonin e kuqebluve dhe ai mendon se ka ardhur momenti qė ata tė kthehen pas shumė javėsh tek fitorja. Nė njė intervistė nė pragndeshjen me Partizanin, ai ka thėnė se kėtė skuadėr e njohin mė mirė se ēdo kundėrshtar tjetėr sepse janė ndeshur plot 4 herė kėtė sezon dhe bilanci ėshtė pozitiv ndaj tyre.

"Kundėrshtari ėshtė shumė i fortė, vjen i qetė nė Shkodėr sepse ka pretendime pėr nė Kupat e Europės ndėrkohė qė ne gjendemi nė kushte krejt tė tjera. Megjithatė, nė tė katėr pėrballjet me kėtė skuadėr, si nė kupė ashtu edhe nė kampionat, kemi treguar se mund t'ia dalim pėr ta mundur. Kėtė gjė do kėrkojmė edhe kėtė herė, pėr mė tepėr qė Vllaznisė i duhet medoemos fitorja dhe bashkė me tifozėt tanė tė zjarrtė, besoj se do ia arrijmė", ka thėnė ai.

Megjithatė kjo sipas tij nuk mungon sepse duhet konkretizuar me njė fitore tė mundshme, ēka do tė shtonte shpresat pėr mbijetesė. Trajneri Nikaj po ashtu flet edhe pėr kolegun e tij nė pankinėn e kuqe, portugezin Sampaio duke thėnė se ia njeh mjaft mirė skemėn e tė luajturit dhe do mundohet ta mundė. "E njoh skemėn e kėtij trajneri qė luan me njė mbrojtje tė ngjeshur dhe me njė kundėrsulm tė shpejtė. Kuptohet qė do tė mundohem t'i kundėrpėrgjigjem me njė skemė tjetėr nė mėnyrė qė t'i mundim. Kemi probleme me disa lojtarė tė dėmtuar megjithatė besoj se do ia dalim. Unė shpresoj qė ta nisim aty ku e lamė nė Kukės, tė luajmė me tė njėjtėn lojė dhe tė kėrkojmė fitoren. Vėrtetė kemi 10 ndeshje pa fitore por nė shumicėn e tyre na ka munguar fati. Shpresoj qė edhe fati kėtė herė tė jetė nė anėn tonė pėr tė fituar dhe pėr tė qėndruar nė Superligė. Sa i takon pozicionit tim, unė vazhdoj tė bėj detyrėn. E kam pėr krenari t'i shėrbej Vllaznisė, madje pėr kėtė emėr tė madh tė futbollit shqiptar unė bėj ēdo punė. Jam rritur me kėtė emėr, jam rritur duke shijuar ndeshjet e bukura tė ekipit tė vitit 1987 dhe prandaj dua t'i shėrbej sa mė shumė dhe sa mė mirė asaj"- ka thėnė Nikaj nė fund tė prononcimit tė tij.

Takimi Vllaznia- Partizani luhet tė dielėn nė orėn 14.00 nė stadiumin "Loro Boriēi" dhe pritet tė ndiqet sėrish nga njė numėr i madh tifozėsh ashtu si para tre javėsh ku kėto dy ekipe u pėrballėn sėrish me njėri- tjetrin nė njė ndeshje qė pėrfundoi nė barazim 1-1.

Arbėr Meēenovi