Video

26/02/2014 23:01:39

Kupa e Shqipėris: Flamurtari-Vllaznia 1-0. Eleminohet Vllaznia

Skuadra e drejtuar nga Canaj i largohet trofeut tė vetėm nė garė pėr kėtė sezon. Golin e fitores pėr Flamurtarin e shėnon Abilaliaj







HermesNews - Ekipi I Flamurtarit ka bėrė njė hap tė rėndėsishėm nė kėtė sezon futbollistik duke kaluar nė 1/4 e kupės sė Shqipėrisė. Tė besuarit e Ernest Gjokės kanė mundur nė njė ndeshje spektakolare Vllazninė me rezultatin 1-0 dhe duke siguruar kualifikimin, pasi nė Shkodėr ishte mbyllur 0-0. Ndeshja ka nisur me njė ritėm tė lartė ku dukej qartazi dominimi I vlonjatėve. Flamurtari I ėshtė afruar 2 herė golit nė pjesėn e parė duke goditur shtyllėn. Me njė lojė tė shpejtė dhe aggressive mbyllen 45 e pesė minutat e para pėr tė kaluar tek tė dytat qė ishin dhe me emocionuese. Flamurtari duket qartėsisht i orentuar pėrpara, me qėllim qė ta zhbllokojė sa mė shpejt tė jetė e mundur rezultatin dhe tė evitojė shtimin e ngarkesės psikologjike, pasi njw 0-0 do ti ndėrlikonte mė shumė gjerat. Kuqezinjtė shpėrblehen nė minutėn e 51-tė, kur Abilaliaj lėshon njė goditje tė kalibruar tokazi, duke e mposhtur malazezin Vujadinoviē I cili kishte pjesėn e tij tė fajit tek ky gol. Canaj ka tentuar gjithcka, edhe pėrmes zėvendėsimeve tė kryera pas disavantazhit, qė tė barazojė e tė kalojė skuadra e tij nė gjysmėfinale tė Kupės, por vendėsit janė treguar mjaft tė saktė nė administrimin e rezultatit dhe e kanė mbrojtur deri nė minute e fundit.Mbyllet 1-0 dhe Flamurtari siguron kualifikimin qė mund ti shėrbejė pėr tė shpėtuar sezonin. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Arbėr Meēenovi