Video

23/02/2014 15:47:58

Euro 2016, pėrcaktohen grupet

Janė pėrcaktuar grupet e eleminatoreve tė Euro 2016, nė shortin e hedhur sot nė Nice, ku kanė qenė tė pranishėm drejtuesit e UEFA-s, presidenti Mishel Platini dhe gjithė presidentėt e federatve anėtare tė organizmit mė tė lartė tė futbollit europian






HermesNews - Nė kėtė turne marrin pjesė plot 53 ekipe kombėtare, qė do tė ndahen nė nėntė grupe tė ndryshme, ndėrsa vlen tė theksohet se nė fazėn finale kualifikohen 24 ekipe, ndryshe nga sa ka ndodhur nė edicionet e tjera, kur janė kualifikuar 16 ekipe.

Ndėrkohė, grupet kanė sjellė sfida interesante, ku Hollanda e grupit tė parė do tė pėrballet me Turqinė, tė cilėn e kishte dhe nė edicionin e fundit, ndėrsa nė grup ėshtė edhe Letonia dhe Kazakistani, por edhe rivalja e kombėtares sonė, Islanda dhe Republika Ēeke, grup relativisht i lehtė pėr tulipanėt qė mund tė “frikėsohen” paksa nga ekipi turk.

Nė Grupin B, gara ėshtė e hapur pėr vendin e parė, por duket se dy vendet e para janė tė “prenotuara”, teksa Bosnja dhe Belgjika kanė njė nivel shumė mė tė lartė se ekipet e tjera tė grupit, ndėrsa duket se vendi i tretė do synohet nga Uellsi, Izraeli dhe Qiproja, ndėrsa si gjithmonė pėr tė mbushur grupin edhe Andorra “aventuriere”.

Kampionėt nė fuqi tė Europės, Spanja, do tė ketė njė detyre relativisht tė lehtė, teksa kundėrshtari mė i fortė ėshtė Ukrainė, dhe pas saj Sllovakia. Spanjollėt gjejnė nė grup sėrish Bjellorusinė, ndėrsa dy ekipet qė plotėsojnė grupin C janė Maqedonia dhe Luksemburgu.

Nė Grupin D, njė grup i thjeshtė edhe pėr Gjermaninė, qė do tė luajė me Gjibraltarin debutues, ndėrsa nė grup do tė gjejė sėrish Irlandėn, tė cilėn e kishte nė grup nė eleminatoret e Botėrorit. Nga ishujt britanikė shtohet dhe Skocia, ndėrsa grupin e mbyll Polonia dhe Gjeorgjia.

Nė Grupin E, me Anglinė si kokė grupi do tė pėrballet Zvicra e “shqiptarėve”, Lituania, Sllovenia, Estonia, qė ishte pėrballė Anglisė dhe nė edicionin e kaluar, ndėrsa plotėsohet dėshira e trajnerit tė San Marino-s qė do tė udhėtojė nė Wembley nė Shtator. Si gjithmonė, short i favorshėm pėr Greqinė, qė do tė luftojė pėr vendin e parė ndaj Rumanisė, ndėrsa nė grup janė dhe Hungaria, Irlanda e Veriut, Finlanda dhe modestėt e Ishujve Faroe.

Nė Grupin G, qė mund tė quhet grupi i dytė mė kompetitiv, Rusia pėrballet me Suedinė, ndėrsa pėr tu ndjekuir do jenė dhe duelet mes Austrisė dhe Malit tė Zi, ndėrkohė qė Moldavia dhe Lihtenshtajni do tė kėrkojnė tė bėjnė garėn e tyre. Nė fund, detyrė shumė e vėshtirė pėr Italinė, qė ka nė grup ekipet mė tė forta nga ēdo vazo. Axurrėt do tė pėrballen me Bullgarinė, me tė cilin u pėrballėn vitin e kaluar, ndėrsa u shtohet edhe Norvegjia dhe Kroacia, dy kombėtare tė forta, ndėrsa mbyllin grupin “fqinjtė” e Maltės dhe Azerbajxhani.

Grupi A: Holanda, Islanda, Republika Ēeke, Turqia, Letonia, Kazakistan

Grupi B: Bosnja-Hercegovina, Belgjika, Qipro, Izrael, Uells, Andorra

Grupi C: Spanja, Maqedonia, Ukraina , Sllovakia, Bjellorusia, Luksemburg

Grupi D: Gjermania, Irlanda, Gjeorgjia, Polonia, Skocia, Gjibraltar

Grupi E: Anglia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Estonia,San Marino

Grupi F: Greqia, Hungaria ,Irlanda e Veriut, Rumania, Finlanda Ishujt Faroe

Grupi G: Rusia, Suedia ,Moldavia, Austria, Mali i Zi, Lihtenshtajn

Grupi H: Italia, Bullgaria, Kroacia, Norvegjia, Malta, Azerbajxhan

Grupi I: Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia, Shqipėria. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Arbėr Meēenovi