Video

24/01/2014 23:46:31

Abedin, mbaj shėnim!

Adnan Januzaj vazhdon qė javė pas jave tė kthehet nė njė personazh nė Angli dhe Europė






HermesNews - Adnan Januzaj vazhdon qė javė pas jave tė kthehet nė njė personazh nė Angli dhe Europė. Kjo paraqitje e mrekullueshme pėr njė djalosh 18- vjeēar, siē ėshtė ky shqiptar me origjinė nga Istogu, por edhe njė mjegullnajė qė ekziston pėr tė ardhmen e tij, e ka kthyer nė personazh tė mediave jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė Europė. E ardhmja e pasigurt pėr klubin e tij tė ardhshėm mė nė fund u zgjidh, edhe pse na mbajti tė mbėrthyer pas lajmeve qė e lidhnin emrin e tij me shumė prej skuadrave tė njohura europiane. Por tani ai lidhet vetėm me Manēester Junajtid dhe milionat qė fiton aty. Tashmė duhet tė vendosė edhe Kombėtaren ku do tė luajė. Ndėrkohė janė 10 milionė zemra shqiptare, tė cilat kėrkojnė qė vetė Adnani tė zgjedhė me zemėr dhe tė luajė pėr Kombėtaren kuqezi. Pėrpara disa javėsh babai i Adnanit, i cili ka nė dorė edhe tė ardhmen e njė prej talenteve mė tė mėdhenj tė momentit, Abedini, u shfaq “live” pėr tė gjithė shqiptarėt. Kėshtu, pėr herė tė parė pas shumė hamendėsimeve dhe mjegullnajave qė na ishin krijuar nė shtyp, ai u shfaq dhe tė gjithė ishim besimplotė se Abedini do tė na sqaronte, sepse jo vetėm ėshtė babai i Adnanit, por njėkohėsisht edhe menaxheri i tij dhe vetė Adnani nė respekt tė traditės shqiptare i ka lėnė dorė tė lirė babait pėr tė vendosur tė ardhmen e tij. Por, duke ndjekur intervistėn ekskluzive dhe tė shumėndjekur tė Abedinit, m’u rikthye nė mendje filmi “Kėshilltarėt” dhe batuta e kėtij filmi: “Abedin, mbaj shėnim”. Nė fakt, Abedini vetėm foli, duke na lėnė mė turbull se ishim, pasi ishim ne ata qė mbajtėm shėnime tė gjithė pa pėrjashtim, nga drejtues tė federatės dhe deri te tifozi mė i thjeshtė shqiptar, sepse bėhet fjalė Adnan Januzajn, ndoshta talenti mė i madh qė ka pasur ndonjėherė kombi shqiptar. Ajo qė u pa gjatė kėsaj interviste ishte se Abedini ishte gjatė gjithė kohės konfuz, nervoz dhe i paqartė, duke thėnė njėra pas tjetrės batuta qė fshinin njėra-tjetrėn ashtu si pa kuptuar. Akuzoi federatėn tonė pėr joprofesionalizėm, dhe kjo nuk ishte diēka e re pėr ne dhe as nuk ėshtė i pari qė po e bėn. Edhe djemtė e tjerė “shqiptarė”, qė mė pas kanė zgjedhur njė tjetėr kombėtare, Dukėn dhe federatėn e kanė cilėsuar si fajtore pėr vendimin e tyre. Tė jetė e vėrtetė kjo? Sigurisht qė ėshtė njė justifikim. Si mundet familja Xhaka dėrgon njė djalė te Zvicra dhe tjetri shprehet gati pėr tė ardhur te Shqipėria. Ėshtė e njėjta federatė, i njėjti Dukė. Por Kombėtarja jonė ėshtė gjithnjė zgjedhja e radhės pėr talentet shqiptare nė Europė. Ndoshta kėtė ishte duke na treguar edhe Abedini ashtu mes rreshtave. Tha se FSHF nuk e kishte kontaktuar asnjėherė, por mė vonė tregoi se kapiteni dhe simboli i kėsaj Kombėtareje, Lorik Cana, kishte shkuar ta takonte Abedinin. A nuk ėshtė ky njė kontakt? Pranoi se ishte telefonuar nga FSHF…, po ky nuk ėshtė kontakt Abedin? Trajneri De Biazi pak kohė mė parė i dėrgoi “sms” nė tri gjuhė dhe nuk ktheu pėrgjigje…, po ky a nuk ėshtė kontakt Abedin? Ftesėn kėrkoi qė t’i vinte te Manēester Junajtid, por si mundet FSHF-ja tė dėrgojė ftesė pėr njė futbollist qė nuk ka pasaportėn shqiptare?! Por kulmi ishte kur Abedini akuzoi pėr mungesė profesionalizmi jo vetėm federatėn tonė (u munduam ta besonim), por edhe atė belge. Njė federatė qė falė djemve emigrantė si Adnani, tė natyralizuar si belgė, kanė krijuar njė nga 10 kombėtaret mė tė mira tė botės. Po ashtu tregoi se nėse Adnani nuk vishet kuqezi, ėshtė faji i Dukės, a thua se Duka do tė jetė pėrjetė zoti i futbollit shqiptar. Si mundet njė shqiptar si Abedini, vėllai i tė cilit ka luftuar pėr UĒK-nė, pėr inat tė njė personi tė presė nė mes ėndrrėn e mė shumė se 10 milionė shqiptarėve pėr ta parė Adnanin tė veshur kuqezi?! Po ashtu Abedini, ashtu si kishin bėrė edhe mė parė baballarėt e shqiptarėve tė tjerė me origjinė nga Kosova, tha se nė momentin qė Kosova do tė njihet nga FIFA, ata do tė kthehen aty dhe Adnani do luajė pėr Kosovėn, por nėse nuk pranon Shqipėrinė, vėshtirė se do tė pranojė Kosovėn. Si nė Kosovė, si nė Shqipėri jemi njėsoj shqiptarė dhe kjo vlen edhe pėr Adnanin. Nė fund, Abedini na tregoi se do tė bisedonte vetėm me njerėz profesionistė, pa na pėrcaktuar se kush mund tė jenė kėta. Ndoshta kėrkon trajnerin pėr tė parė projektin kuqezi, ndoshta vetėm kėtu do i jepja tė drejtė… Por problemi ėshtė se tani nuk i pėrgjigjet as trajnerit?! Ēfarė duhet tė mendojnė shqiptarėt tani? Ndėrkohė qė vazhdoi tė tregonte “profesionalizmin” e tij se pėr ēdo informacion qė kishte nga Shqipėria dhe programet e shumta tė transmetuara pėr djalin e tij, asnjėherė nuk e kishte ndjekur personalisht, por dikush tjetėr ia kishte sugjeruar ta shihte. E prapėseprapė ai kishte qenė i painteresuar ta shihte, por mjaftohej me shprehjen “mė thanė kėshtu apo ashtu”. A vepron kėshtu njė profesionist, Abedin? Dhe nė fund rikthehemi te fillimi pra, te batuta “Abedin, mbaj shėnim”, pasi ne shėnuam gjithēka ti the, edhe pse ndoshta sėrish asgjė nuk kuptuam ose ngelėm aty ku ishim. Jo pėr fajin tonė, por sepse qartėsia jote linte pėr tė dėshiruar. Loja jote Abedin ishte ajo e pėrhershmja: mos e prish me askėnd e ta kesh mirė me tė gjithė, se asnjėherė nuk i dihet. Ndoshta ti Abedin po pret Anglinė, por duke njohur konservatorizmin e popullit anglez dhe legjislacionin e vėshtirė atje, le tė qėndrojnė me dyert gjysmė tė hapura Shqipėria apo Belgjika. Atėherė, pasi ke pėrjashtuar Turqinė, Kroacinė dhe Serbinė, tė mbeten tri alternativa bindėse: Anglia, Shqipėria dhe Belgjika, ndaj deri nė momentin qė ti do vendosėsh, media do aludojė ndoshta edhe nė mėnyrė joprofesionale. Kėshtu Abedin, tregohu ti profesionist! I vetmi problem pėr mungesėn e njė pėrgjigjeje ishte pėrqendrimi tek e ardhmja me klubet. Tashmė Adnani edhe pėr pesė vjet do tė jetė “djall i kuq”. I mungon vetėm ta shpallėsh “shqiponjė”. Abedin, Adnani qysh nė kėtė moment ėshtė i famshėm dhe nuk ndryshon asgjė kombėtarja ku do tė luajė. Nėse do tė shkojė diku tjetėr, do tė jetė njė nga futbollistėt e mirė tė Anglisė apo Belgjikės. Nė Shqipėri mund tė kthehet nė hero dhe i adhuruar nga tė gjithė. Njė projekt me Januzajn nė qendėr do tė sillte “po” edhe nga shumė talente tė tjerė shqiptarė nė Europė. Kėtu Adnani mund tė kthehet nė udhėheqėsin e kėsaj Kombėtareje, e cila pėr herė tė parė nė historinė e saj mund tė arrijė nė njė event tė madh ndėrkombėtar. Abedin, na duhet njė “PO” e jotja dhe e Adnanit, dhe jo justifikime pėr t’iu larguar thelbit. Nuk kemi Kombėtaren mė tė mirė nė botė, as edhe njė stadium tė denjė pėr tė, nuk kemi njė federatė me tė cilėn mund tė krenohemi, por diēka e kemi tė pėrbashkėt ne, ti dhe Adnani: kemi gjakun dhe ngjyrat qė ėndėrrojmė. Adnani ėshtė shqiptar dhe duhet tė luajė pėr Shqipėrinė. Ai do tė jetė njė ambasador i yni nė Europė dhe ndoshta do tė na dėrgojė nė Botėror njė ditė. Nėse je vėrtet profesionist dhe patriot, do mendoje si gjithė shqiptarėt e tjerė dhe do na sillje Adnanin nėn petkun kuqezi. Kėtė mbaje shėnim Abedin…
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Elton Ēela