Video

23/01/2014 11:22:10

Jemi gati pėr sulmin final nė Akonkagua

Tre alpinistėt shqiptarė janė nė fazėn finale tė sulmit tė tyre drejt majės mė tė lartė tė kontinentit tė Amerikės Jugore








ASNN - Alpinistėt shqiptarė kanė nisur njė tjetėr mision madhor, atė tė pushtimit tė njė tjetėr maje, asaj qė Malit tė Akonkaguas nė Argjentinė, qė ėshtė i lartė 6,962 metra. Grupi prej 3 alpinistėsh pėrbėhet nga Mateo Begeja 20 vjeē, Florian Haēkaj 30 vjeē dhe Ibrahim Haēkaj 65 vjeē, i cili nė fakt ėshtė edhe njė rekordmen mė vete, pasi ėshtė alpinisti mė i vjetėr shqiptar qė pushton kėto maja.

Sipas informacionit qė Presidenti i Shoqatės “Dajti Alpino-Turistik”, Xhim Begeja, ka dhėnė pėr AlbanianSport.net, 3 alpinistėt shqiptarė janė nė fazėn finale tė sulmit tė tyre drejt majės mė tė lartė tė kontinentit tė Amerikės Jugore.

“Siē dihet, ky ėshtė njė mal 6,962 metra i lartė dhe 3 alpinistėt tanė tanė tashmė janė ngjitur nė kuotėn e 5,100 metrave”, - ka thėnė Begeja, i cili ėshtė nė komunikim tė vazhdueshėm nėpėrmjet Internetit, me tė birin, 20-vjeēarin Mateo, i cili ėshtė pjesė e kėsaj ekspedite.

Duhet kujtuar kėtu se Mateo Begeja, sė bashku me tė atin, Xhimin kanė qenė pjesė e ekspeditės historike shqiptare qė nė vitin 2012 pushtoi majėn mė tė lartė tė botės, Everestin. Nė fakt, nė komunikimin me tė atin, duke pėrshkuar ecurinė e ekspeditės amerikano-latine pėrgjatė datave 17, 18 dhe 19 janar, Mateo i ėshtė referuar pėrvojės sė Everestit.

“Ne jemi mirė dhe hėpėrhė jemi nė kampin bazė nė lartėsinė 4,300, - shkruan 20-vjeēari nė mesazhin dėrguar tė atit. - Dje m’i kujtua e gjithė rruga qė kemi bėrė nė Everest, nga kami bazė deri nė kampin ABC. Ngjitja deri kėtu ishte e gjatė, por pa problem dhe mund tė them se ēdo gjė po mė shkon shumė mirė dhe trupi po mė reagon mirė, nė tė gjithė parametrat e tij.”






















Ashtu sikundėr kishte paralajmėruar edhe vetė Presidenti i Shoqatės “Dajti Alpino-Turistik”, Xhim Begeja, nė njė intervistė tė para ditėve pėr AlbanianSport.net, njė nga sfidat kryesore qė paraqet kjo majė ėshtė edhe moti kapriēioz. Njė gjė tė tillė e pohon edhe Mateo, i cili shkruan se “motin nuk e kemi nė favorin tonė”. “Dje u kthyen 14 veta nga maja, pa e arritur dot atė dhe kampi kishte 700 veta gjithsej nga kthimet e alpinisteve”, - thotė 20-vjeēari.

“Data 26 ose 27 janar ėshtė data qė ne do tė synohet maja dhe shpresoj ta kemi motin nė favorin tonė, - vijon ai. - Nesėr do tė bėjmė njė ngjitje aklimatizimi nė lartėsinė 5,100 metra dhe do kthehemi. Nuk e besoja qė do tė mund tė kishim kaq probleme me kohėn, e cila ka qenė e keqe, me shi dhe dėborė. Kėtu ku jemi trashėsia e dėborės nuk ėshtė edhe aq, vetėm 20 cm.”


Ndėrkaq, nė komunikimin qė mbulon datat 20 dhe 21 janar, Mateo shkruan se grupi prej 3 alpinistėsh ka bėrė dy ditė ngjitje deri nė lartėsinė 5,100 metra dhe ėshtė stacionuar nė kampin ndėrmjetės “Kanada”, qė ndodhet nė kuotėn 5,075 metra. E mėrkura ka qenė njė ditė pushimi pėr ekspeditėn kuqezi, qė pėrgatitet kėshtu pėr sulmin pėrfundimtar drejt majės sė Akonkaguas, e cila konsiston nė 4 stacione, duke nisur nga Kampi 1, Kampi 2, Kampi 3 dhe duke pėrfunduar nė pushtimin e lartėsisė prej 6,962 metrave.

“Urojmė qė koha tė pėrmirėsohet, sepse kėto ditė nuk ėshtė bėrė asnjė ngjitje nė majė, pasi shpejtėsia e erės nė kėtė pjesė tė malit ėshtė 100-130 km nė orė, - ka rrėfyer Mateo Begeja. - Ėshtė pėr tė ardhur keq, sepse pėrgjatė 40 ditėve qė kemi qenė kėtu, koha ka qenė shumė e mirė, kurse kėto ditėt e fundit moti ėshtė pėrkeqėsuar dhe gjatė ngjitjes kam parė shumė orteqe dhe gurė dhe po bėjmė kujdes. Sot (tė martėn), mbajta njė peshė prej 12 kg deri nė kamp qė tė shihja rezistencėn time, por nuk kisha problem.”

Duke iu referuar gjendjes sė grupit, alpinisti 20-vjeēar shkruan se edhe alpinisti tjetėr, 30-vjeēari Florian Haēkaj gėzon shėndet tė plotė dhe formė tė mirė, ndėrsa shpreh admirimin pėr veteranin Ibrahim Haēkaj. “Unė e Flori jemi mirė dhe na frymėzon shembulli ynė, Bimi, i cili ėshtė nė njė formė tė shkėlqyer”, - thotė Begeja i ri, duke iu referuar veteranit 65-vjeēar, i cili nė fakt ėshtė alpinisti mė i vjetėr shqiptar qė pushton kėto maja.

Natyrisht, kjo ekspeditė ka patur edhe “avaritė” e saj, pasi konsumimi i ujit mesa duket tė ndotur i lumit Konfulesias i ka shkaktuar diarre 20-vjeēarit Begeja, i cili gjithsesi e ka kaluar shpejt edhe kėtė problem shėndetsor. Ndėrkohė, ditėt nė vijim do tė jetė vendimtare pėr pushtimin e kėsaj maje nga alpinistėt shqiptarė, tė cilėt vazhdojnė kėtu misionin e tyre tė pushtimit tė 7 majave mė tė larta tė kontinenteve. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013