Video

18/01/2014 17:08:10

Arjola Prenga fiton Kupėn e Norvegjisė

Nė setin e parė, ekipi ku militon 27-vjeēarja shqiptare e ka nisur vrullshėm, duke shkuar nė njė kryesim deri nė shifrat 10-3























ASNN - Volejbollistja shqiptare Arjola Prenga ka marrė trofeun e parė tė kėtij sezoni me skuadrės e saj, Stod Volej, e cila korri tė shtunėn njė fitore bindėse, 3-0, ndaj Oslo Volejit, nė finalen e Kupės sė Novegjisė.

Nė fakt, duke qenė se Oslo Volej vinte si kampione nė fuqi, por edhe fituese nė fuqi e Kupės, finalja e sė shtunės, e zhvilluar nė Pallatin e Sportit “Domus Atletika” tė Oslos, pritej tė ishte njė duel mė i barazpeshuar.

Skuadra kryeqytetase dhe Stod Volej janė dy prej skuadrave mė tė spikatur tė kampionatit norvegjez tė futbollit tė femrave, por ekipi i Prengės ka treguar se ajo fitore 3-2 e arritur nė mėnyrė dramatike nė pėrballjen e parė nė kampionat, nuk kishte qenė rastėsore.

Nė setin e parė, ekipi ku militon 27-vjeēarja shqiptare e ka nisur vrullshėm, duke shkuar nė njė kryesim deri nė shifrat 10-3. Oslo Volej reagoi, duke futur nė lojė Elisė Sandangerin, e cila i dha njė tjetėr impuls lojės.

Sindi Treland e ka shkurtuar epėrsinė e Stod Volejit fillimisht nė 20-24 dhe vijoi tė realizonte 3 herė nga shėrbimet, duke e ēuar rezultatin nė 23-24 . Por vrulli i Oslos do tė ndalet kėtu, pasi sulmi i pėrmbyllur me sukses nga Arjola Prenga ka mbyllur setin.

25-23 pėr Stod Volejin, e cili nuk do tė ndalet mė. Seti i dytė ishte i kontrolluar kryesisht nga Stod Voleji, nga fillimi nė fund. Edhe pse Ingrid Lunde e shkurton largėsinė e pikėve pėr Oslo Volejin, nga 16-23 nė 20-23, skuadra e Prengės e merr edhe kėtė set 25-21.

Ndėrkaq, seti i tretė ka bėrė tė qartė pėrejt ēdo dyshimi se kush ishte ekipi mė i fortė nė “Domus Atletika” . Stod Volej udhėhoqi fillimisht nė 5-1, pėr tė vijuar dominimin deri nė 19-8 dhe pėr ta fituar setin e tretė 25-12 dhe gjithė takimin me rezultatin e pėrgjithshėm 3-0.

Ky ėshtė trofeu i dytė qė volejbollistja shqiptare fiton me ekipin e Stod Volejit, pas atij tė kampiones sė Ligės Nordike, tė fituar vjet. Kėtė vit, skuadra e Prengės ėshtė nė rrugė tė mbarė edhe pėr titullin “kampion”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014