Video

15/01/2014 22:08:13

Shkodra i ka dhėnė lamtumiren e fundit Zamir Shpuzes

Shkodra dhe shkodranėt i kanė dhėnė lamtumirėn e fundit sot djalit tė tyre, Zamir Shpuzės








SHKODER - Dita e sotme ka qenė e rėndė pėr familjen e tij teksa kanė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit njė 45 vjeēar shumė mė pėrpara sesa duhej por Zoti kėshtu dukej se e kishte shkruar. Trupi i tij ka mbėrritur nga Gjermania nė aeroportin e Rinasit paraditen e sotme dhe menjėherė ėshtė nisur drejt Shkodrės teksa nė familjen Shpuza kishte shumė njerėz.

Pas zhvillimit tė ceremonive tė rastit, arkivoli me trupin e tij ėshtė drejtuar drejt Prefekturės teksa nė hollin e saj nė orėn 13.30 kanė nisur homazhet qė kanė zgjatur pėr 60 minuta. Klubi i Futbollit Vllaznia dhe Bashkia Shkodėr kishin marrė tė gjitha masat qė nderimet t'i bėheshin ashtu si duhet kėsaj figure tė njohur tė futbollit.

Nė kėto homazhe kanė marrė pjesė me qindra e qindra qytetarė tė Shkodrės, shokė, miq e familjarė tė tij. Kanė qenė tė pranishėm shumė tifozė tė cilėt vite mė parė brohorisnin pėr Zamirin nė fushėn e lojės ndėrsa kėtė herė ishin tė detyruar t'i jepnin lamtumirėn e fundit.

Flamuri i Vllaznisė, ai kombėtar dhe fotoja e Tutos kanė qenė tė vendosura nė pjesėn ballore tė hollit ku u bėn homazhet. Mbi arkivol, ka qenė fanella kuq e blu e Vllaznisė me emrin e Zamir Shpuzės dhe numrin 5 nė tė, numėr me tė cilin ai ka luajtur. Kanė hyrė njė e nga njė duke bėrė homazhe edhe shumė figura tė njohura tė futbollit shkodran e atij shqiptar.

Mes njerėzve tė shumtė ka spikatur edhe ekipi i Vllaznisė. Kapiteni Belisha nė emėr tė klubit ka vendosur kurorėn pranė arkivolit dhe mė pas, ai dhe gjithė tė tjerėt janė pėrkulur me nderim para tij. Kanė asistuar edhe drejtuesit mė tė lartė tė pushtetit lokal tė cilėt kanė vėnė tufa me lule mbi arkivol dhe duke shprehur ngushėllimet mė tė sinqerta tek familjarėt e tij.Kishin ardhur nga Gjermania pėr ta pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit shokėt dhe miqtė e tij tė ngushtė, Ardian Bushati, Edmir Bilali, Agron Lika, Ēlirim Basha etj.

Dhimbja ka qenė e madhe megjithatė nė krah tė Luanit, ka qenė djali i madh i Zamirit i cili dukej qartė se kishte filluar tė burrėrohej para kohe. Ndoshta i detyruar sepse Zoti ia mori me vete tė atin. Megjithatė ai ėshtė ndjerė krenar pėr tė. E kjo ėshtė dukur qartė nė fjalėt qė tė gjithė ish- futbollistėt e intervistuar kanė thėnė pėr Zamirin.

Pas homazheve, tė gjithė sėbashku i janė drejtuar varrezave tė qytetit, aty ku ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit Tuto Shpuza. Sigurisht duke lėnė pas njė emėr tė mirė tek tė gjithė. E ne nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė themi: Pushofsh nė paqe KAMPION! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Arbėr Meēenovi