Video

15/01/2014 18:37:40

Skuadra shkodrane ka zhvilluar sot miqesoren e rradhes kundėr Terbunit

Kuqeblutė e drejtuar nga zėvėndės tekniku Nika mundė Terbunin 4-2








SHKODER - E ka nisur me fitore serinė e ndeshjeve miqėsore tė kėsaj periudhe ekipi i Vllaznisė. Pasditen e sotme ai ėshtė ndeshur me Tėrbunin e Pukės, ndeshje qė ėshtė zhvilluar nė fushėn sportive "Reshit Rusi" tė Shkodrės.

Rezultati pėrfundimtar i kėsaj miqėsoreje ka qenė 4-2 pėr kuqeblutė. Ata janė drejtuar nė kėtė takim nga zėvendėstrajneri Samuel Nikaj ngaqė trajneri Canaj ka munguar pėr shkak tė njė problemi shėndetėsor tė tė vėllait.

Formacioni i pjesės sė parė ka qenė i pėrbėrė nga Vujadinoviē, Gocaj, Bulat, Kraja, Marku, Belisha, Tafili, Bardulla, Shtubina, Hajdari, Bushiē. Pjesa e parė e ndeshjes ėshtė mbyllur me rezultatin 3-0 nė favor tė Vllaznisė me gola tė shėnuar nga Bushiē me 11-metėrsh, Tafili dhe Kraja.

Nė pjesėn e dytė ėshtė aktivizuar njė 11-sh tjetėr duke filluar qė nga portieri Selimaj, kosovari Osmani i ardhur pėr provė, Zefi, Rexha, Balaj, Kalaja, Dibra, Shaba, Kruja, Vecaj, Idrizi. Nė minutat e para tė kėsaj pjese, Shaba do tė shėnonte golin e katėrt pėr Vllazninė ndėrsa mė pas ka qenė Tėrbuni qė ka shėnuar dy herė me anė tė Agastrės dhe Dodajt.

Pėrfundimisht 4-2 pėr Vllazninė nė kėtė miqėsore e cila shėrbeu pėr tė parė edhe formėn e dy lojtarėve tė ardhur pėr provė, mbrojtėsit kroat Ante Bulat dhe mesfushorit kosovar Pėrparim Osmani.

Pėr tė parin, nisur edhe nga forma e treguar nė kėtė miqėsore, ai nuk e ka kaluar provėn dhe do largohet ndėrkohė qė pėr Osmanin duket se nuk kanė mjaftuar 45 minutat e kėsaj miqėsoreje dhe prandaj do shihet sėrish nė ditėt e ardhshme dhe konkretisht nė ndeshjen e sė shtunės me Tiranėn. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Arbėr Meēenovi