Video

03/10/2013 07:43:36

Dorehiqet trajneri i Kukesit

Humbet me partizanin






KUKĖS - Pa kaluar ende 24 orė nga dorėheqja e trajnerit Armando Cungu, presidenca i ka dhėnė zgjidhje problemit duke emėruar trajnerin e ri qė do tė vazhdojė punėn pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit. Nė stolin e trajnerit qė nga mesdita e sotme ėshtė trajneri Naxhi Shensoji. I zgjedhur nga presidenca, pak dihet nė qytetin verilindor pėr kėtė trajner kosovaro- turk, qė mė parė ėshtė njohur si trajner i ekipit tė Bylysit.

Menjėherė pas humbjes me "Partizanin", trajneri Cungu dha dorėheqjen nga stoli i Kukėsit qė e kishte drejtuar prej mė shumė se njė viti. Nėn drejtimin e tij Kukėsi u shpall nėnkampion dhe nė pjesėmarrjen e parė nė kupėn evropiane arriti tė kalojė 3 raunde, si asnjė ekip shqiptar deri tani.

Me trajnerin e ri pritet kthesa e shumėpritur nga sportdashėsit verilindorė, tė cilėt pretendojnė nė realizimin e objektivit tė kėtij viti, daljen kampion tė ekipit kuksian.

KUKĖS - Trajneri i ekipit tė futbollit tė Kukėsit, Armando Cungu, ka dhėnė dorėheqjen menjėherė pas humbjes nė ndeshjen me Partizanin sot mbasdite. Lajmin e bėn tė ditur zėdhėnėsi i ekipit, Jonuz Hallaēi. Sipas tij, Cungu ka pėrshėndetur dhe falenderuar gjithė sportdashėsit kuksianė, presidentin dhe futbollistėt. Humbja me Partizanin me rezultatin 0 me 1 solli edhe dorėheqjen e menjėhershme tė tij.

Cungu erdhi nė krye tė ekipit verilindor vitin e kaluar, kur Kukėsi pėr herė tė parė militonte nė kategorinė superiore. Dhe qė nė vitin e parė u shpall nėnkampion dhe pjesėmarrės nė kupėn evropiane, ku arriti tė kalojė 3 raunde.

Por kampionati i kėtij viti solli mjaft vėshtirėsi pėr ecurinė normale tė ekipit, i cili ėshtė dėnuar me 4 ndeshje jashtė fushės sė tij. Dhe gjatė kėtyre javėve tė para Kukėsi ka arritur 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ky rezultat vlerėsohet mjaft i ulėt pėr ekipin e Kukėsit, i cili pretendon pėr titullin kampion. Pritet qė brenda ditės sė nesėrme presidenca tė emėrojė trajnerin e ri qė do tė vazhdojė punėn pėr arritjen e objektivave tė ekipit verilindor.

HermesNews - ©2013