Video

27/07/2013 17:06:47

Vizat e sportistėve: ende asnjė pėrgjigje

Nė qoftė se zyrtarėt e klubit nuk krijojnė mundėsinė e hyrjes nė kohėn e duhur me viza transit pėr Skėnderbeun, nuk pėrjashtohet mundėsia qė UEFA tė kėrkojė qė kjo ndeshje tė luhet nė njė stadium tė njė vendi tjetėr






KORĒĖ - Kampioni aktual i Shqipėrisė, Skėnderbeu, ndeshjen e parė me ekipin Shakhter Karagandy per turin e 3-te eleminator te Liges se Kampioneve do ta luajė nė 30 korrik nė kryeqytetin e Kazakistanit, ndėrsa njė javė mė pas, nė 6 gusht, do tė luhet ndeshja e kthimit nė stadiumin kombetar "Qemal Stafa" nė Tiranė, pasi stadiumi i Korēės nuk pėrmbush disa kushte tė rėndėsishme tė UEFA-s.

Zyrtarisht skuadra e Shakhter ka kėrkuar shtyrjen e ndeshjes pėr tė mėrkurėn, por ėshtė kundėrshtuar nga UEFA qe ka kėrkuar qė takimi tė luhet nė datėn e planifikuar qė nė hedhjen e shortit. Kazakistanasit kanė kėrkuar shtyrjen e ndeshjes me Skėnderbeun pėr arsye se tė dielėn luajnė takimin e radhės pėr kampionat.

Koha e pakėt nga ndeshja me azerėt tek kjo me kazakistanasit i ka detyruar zyrtarėt e skuadrės korēare tė mbyllin procedurat pėr tė marrė viza hyrėse nė kryeqytetin kazakistanas. Pėr lėvizjen e Skėnderbeut nė kėtė mėnyre ka dijeni edhe UEFA qe ka vėnė nė dijeni edhe ekipin mė tė cilin do tė luajnė korēarėt. Por, deri tani tė paktėn pėr zyrtarėt e Skėnderbeu akoma nuk ka njė pėrgjigje nga kazakistanėt e Shakhter.

Nė qoftė se zyrtarėt e klubit nuk krijojnė mundėsinė e hyrjes nė kohėn e duhur me viza transit pėr Skėnderbeun, nuk pėrjashtohet mundėsia qė UEFA tė kėrkojė qė kjo ndeshje tė luhet nė njė stadium tė njė vendi tjetėr europian. Kazakistanasit i kanė bėrė tė ditur menaxherit tė skuadres korēare, Gerhard Takaj, se duhet tė gjejnė vetė edhe autobuzin pėr tė lėvizur nga aeroporti nė drejtim tė hotelit dhe stadiumit, pasi ata janė tė gatshėm tė sigurojnė vetėm mjetin e policisė qė do tė shoqėroje Skėnderbeun dhe asgjė tjetėr.





HermesNews - ©2013