Video

08/05/2013 10:58:04

Trajneri Ferguson le Manchesterin

Ferguson 'po e konsideron seriozisht' hipotezen e largimit nga Manchester United






TIRANE - Alex Ferguson, trajneri me me shume tituj ne historine e futbollit anglez, pritet qe te largohet nga drejtimi i Manchester United, te cilin e ka drejtuar qe nga viti 1986, shkruante gazeta britanike "The Daily Telegraph".
Ferguson "po e konsideron seriozisht" hipotezen e largimit nga Manchester United ne fund te sezonit, bente te ditur gazeta, qe nuk citonte burime. Alex Ferguson, 71 vjeē, mori komanden e ManU ne 1986. Nen drejtimin e tij, klubi ka fituar 13 tituj te kampionit te Anglise, perfshire edhe te sezonit aktual, i 20-ti ne historine e klubit. Manu ka fituar 5 Kupa te Anglise, 4 Kupa te Liges Angleze, si dhe Ligen e Kampioneve ne 1999 dhe ne 2008, duke e bere skocezin trajnerin me me shume tituj ne historine e futbollit anglez.

HermesNews - ©2013