Video
25/04/2013 10:40:33
13 projektet e konvertimit tė borxhit
Ministria e Financave dhe ambasada italiane kanė prezantuar tė 13 projektet e pėrzgjedhura, qė i pėrkasin kryesisht sektorėve si arsimi, shėndetesia dhe perfshirja sociale
TIRANE - Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit tė Borxhit pėr Zhvillim ka pėrzgjedhur 13 projektet e para, qė pėrfitojnė financime. Ky program po zbaton njė vendim tė qeverisė italiane, qė interesat e borxhit, afėrsisht nė vlerė 18 milionė euro, qė i ka qeveria shqiptare tė investohen nė Shqiperi per pėrmirėsimin e jetės sė qytetareve.
Ministria e Financave dhe ambasada italiane kanė prezantuar tė 13 projektet e pėrzgjedhura, qė i pėrkasin kryesisht sektorėve si arsimi, shėndetesia dhe perfshirja sociale, me vlerė 4,5 milionė euro. Ato orientohen nė nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rural, arsimit dhe mbėshtetjes sociale.
Tė 13 projektet pėrfshijnė hapėsirėn gjeografike nga Veriu, nė Jug tė vendit dhe lidhen me rikonstruksione shkollash, dhurimi i sigurtė i gjakut dhe pėr zhvillim rural, kryesisht nisma private nė sektorin bujqėsor dhe agrokulturė.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, vlerėson faktin qė "nė pėrzgjedhjen mes 93 projekteve tė paraqitura u ndoqėn dy kritere kryesore vlerėsimi: vizibiliteti i efekteve sociale dhe qėndrueshmėria nė kohė e tyre".
Ambasadori Italian, Massimo Gaiani, ėshtė shprehur i kėnaqur pėr masivitetin e projekteve qė u paraqitėn nė program dhe cilėsinė e lartė tė tyre. "Jemi tė kėnaqur nga mėnyra si u prit programi i konvertimit tė borxhit. Kemi pasur shumė aplikime, tė gjitha shumė cilėsore", tha Gaiani.
Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit tė Borxhit pėr Zhvillim arriti qė brenda njė muaji tė bėjė njė pėrzgjedhje efikase tė projekteve nė pėrputhje me kriteret qė ka caktuar ky program.


Dėrgo me email
Stampo artikullin