Video

18/11/2014 19:59:03

FMN zbret pėrsėri nė Tiranė

Diskutimet po pėrqėndrohen nė dy tema kryesore, buxheti i vitit 2015, si dhe realizimi i kritereve tė performancės, qė do tė mundėsojnė lėvirimin e kėstit tė prapambetur tė kredisė sė FMN-sė






TIRANE - Misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar, i cili mbėrriti tė hėnėn nė Tiranė pėr tė vijuar bisedimet qė u lanė pėrgjysmė nė shtator, po zhvillon takime me krerėt mė tė lartė tė financave publike, pėrfshirė kėtu ministrin e Financave, zv/ministrin si dhe tė gjithė drejtorėt e drejtorive tė ministrisė. Sipas burimeve nga Ministria e Financave diskutimet po pėrqėndrohen nė dy tema kryesore, buxheti i vitit 2015, si dhe realizimi i kritereve tė performancės, qė do tė mundėsojnė lėvirimin e kėstit tė prapambetur tė kredisė sė FMN-sė dhe kėstit tė radhės, disbursimi i tė cilave pritet tė bėhet shumė shpejt. Misioni i FMN-sė u largua nė shtator, pa arritur nė njė marrėveshje me qeverinė shqiptare, ēka shtyu disbursimin e transhit tė tretė tė huasė prej rreth 26 milion euro. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) miratoi nė fund tė muajit shkurt tė kėtij viti marrėveshjen 36-mujore prej rreth 330.9 milion euro me Shqipėrinė pėr tė mbėshtetur programin e reformave tė autoriteteve.

HermesNews - ©2014