Video

16/04/2013 16:17:11

Interi mes krizes perballe Romes

I mundur 12 here kete sezon ne Serine A, kater here ne pese ndeshjet e fundit, Interi ndodhet ne nje krize te gjithanshme






TIRANE - Interi luan shansin e fundit te sezonit ne gjysemfinalen kthim te Kupes se Italise ne futboll, te merkuren perballe Romes, kur ne ndeshjen e pare eshte mundur (2-1), nderkohe qe Roma synon nje finale derbi me Lacion, tashme e kualifikuar.

I mundur 12 here kete sezon ne Serine A, kater here ne pese ndeshjet e fundit, Interi ndodhet ne nje krize te gjithanshme. Distanca per te hyre ne zonen e Liges se Kampioneve eshte e madhe, ndaj Kupa e Italise mbetet i vetmi opsion.

Trajneri Andrea Stramaccioni e ka shume te veshtire per te bere zgjedhjen formacionit, pasi efektivi i tij eshte teper i reduktuar nga demtimet e shumta te te gjitha repartet (13 te padisponueshem!). Ai tashme eshte i privuar edhe nga treshja sulmuese Cassano-Milito-Palacio.

Roma (5), nje pike para Interit (6) ne kampionat, nuk ka fituar qe nga Kupa e Italise ne 2008. Nje trofe dhe nje kualifikim ne kompeticionet evropiane vlejne shume per te.


HermesNews - ©2013