Video

03/04/2013 19:03:07

12 sportistet shqiptare ne Europian

Shqiperia, pretendentja kryesore per medalje





TIRANE- Do tė jenė 12 sportistėt qė do tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė Kampionatin Evropian tė Peshėngritjes pėr Tė Rritur, qė do tė mbahet nė kryeqytetin e vendit tonė, nė Tiranė, nga data 5, deri mė 15 prill 2013. Njė gjė e tillė ėshtė konfirmuar nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes, e cila i ka dhėnė kėshtu njė faze pėrgatitore afro 3-mujore, ku u pėrfshinė afro 50 sportistėt mė tė mirė tė vendit.

Dhe, pas zhvillimit nė fillim tė marsit tė Kampionatit Kombėtar tė Peshėngritjes pėr Tė Rritur, organizmi qė qeveris shtangėn shqiptare, ka bėrė edhe testimet dhe provat e fundit, duke ēuar nė kėtė pėrzgjedhje pėrfundimtare, duke e reduktuar me afro 75 % grupin e sportistėve qė do tė pėrfaqėsojnė vendin tonė nė kėtė veprimtari kontinentale qė mbahet pėr herė tė parė nė vendin tonė. Siē shihet, lista pėrfundimtare do tė pėrbėhet nga shtangiste femra dhe 10 meshkuj.

Pėr femra, flamurin kuqezi do ta mbajė nėnkampionia e kontinentit, Romela Begaj, si dhe e rikthyera Fetije Kasaj. 26-vjeēarja Begaj vjen nė kėtė veprimtari duke synuar tė bėjė mė nė fund tė vetėn kurorėn kontinentale, duke pėrfituar edhe nga fakti qė do tė konkurrojė nė Tiranė, pėrballė publikut vendas, qė sipas gjasave do tė jetė njė shtysė mė tepėr pėr tė kapur majėn e podiumit. Por edhe 27-vjeēarja Kasaj ka treguar se, me njė garim tė pėrmbajtur, por rikthehet gradualisht nė nivele tė larta edhe nė nivele ndėrkombėtare.

Ndėrkaq, pėr meshkuj, nė mungesė tė Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut tė pezulluar pėr shkak tė dopingut, barra kryesore pėr medalje do tė bjerė nė supet e Daniel Godellit, i cili ka shėrbyer edhe si simbol i imazhit tė Kampionatit Evropian tė Tiranės, dhe tė rivalit tė tij, Briken Calja. 21-vjeēari Godelli, njė kampion bote pėr tė rinj dhe medalist nė kampionatet evropiane tė tė rinjve, por edhe tė tė rriturve, do tė synojė ashtu si dhe Begaj, tė pėrfitojė nga fakti “fushė”, pra, garimi nė shtėpi kundrejt rivalėve.

Ndėrkaq, me njė garim tė kujdesshėm, 23-vjeēari Calja ishte peshėngritėsi mė i suksesshėm shqiptar nė Olimpiadėn e vitit tė shkuar nė Londėr dhe konkurrenca e tij me Godellin mbetet mjaft interesante dhe shpresohet tė prodhojė medalje pėr Shqipėrinė nė Evropianin e kėtij muaji. Pėrsa u pėrket tė tjerėve, duke lėnė mėnjanė 29-vjeēarin Isa Bala, 27-vjeēarin Endri Haxhihyseni dhe 24 vjeēarin Ervis Tabaku, tė tjerėt janė tė rinj dhe ky Evropian do tė jetė njė pėrvojė e mirė pėr ta.

Kėshtu, 16-vjeēari Arbėr Ēerēizi, 17-vjeēari Anxhelo Shabani, 19-vjeēari Romario Avdiraj, 20-vjeēari Xhulio Prroni dhe 21-vjeēari Krenar Shoraj, do tė kenė shansin e madh tė masin forcat me mė tė mirėt e kontinentit dhe tė botės, nė kėtė Kampionat Evropian. Nuk dihet ende nėse ata do tė konkurrojnė nė bateritė A, nė bateritė B apo C
tė kėsaj veprimtarie, pasi gjithēka do tė varet nga deklarimi i peshės paraprake nė dyjarėsh, qė do tė pėrcaktojė edhe nivelin e konkurrimit.

Ja pėrbėrja e ekipit kombėtar qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė
nė Kampionatin Evropian tė Peshėngritjes pėr Tė Rritur:

Sportistėt:
Femra:
1. Romela BEGAJ 02/11/1986 58 kg 220 kg
2. Fetije KASAJ 28/10/1985 58 kg 190 kg

Meshkuj:
1. Anxhelo SHABANI 17/01/1996 56 kg 220 kg
2. Arbėr ĒERĒIZI 28/04/1997 56 kg 230 kg
3. Romario AVDIRAJ 03/02/1994 62 kg 255 kg
4. Briken CALJA 18/02/1990 69 kg 145-170 kg
5. Daniel GODELLI 10/01/1992 69 kg 150-180 kg
6. Krenar SHORAJ 15/01/1992 77 kg 150-190 kg
7. Xhulio PRRONI 07/05/1993 85 kg 340 kg
8. Endri HAXHIHYSENI 27/08/1986 85 kg 115-140 kg
9. Ervis TABAKU 29/09/1989 94 kg 360 kg
10. Isa BALA 11.08.1984 +105 kg 167-205 kg

Trajnerėt
1. Kastriot RUKAJ (Vlorė)
2. Ilir ĒELA (Elbasani)
3- Sokol BISHANAKU (Tirana)
4- Zef KOVAĒI (Shkodėr)
5- Leonard TOSKA (Shtėrmen)

HermesNews-©2013