Video

14/02/2013 09:25:49

Klubi Vllaznia me President te ri

Mark Krroqi do te drejtoje skuadres e Shkodres






SHKODĖR - Mark Kroqi do tė jetė shefi i ri i klubit shumė sportesh “Vllaznia”, pas largimit nga kjo detyrė e Gėzim Memės, pas mbushjes sė moshės sė pensionit.

Gjatė prezantimit tė drejtuesit tė ri tė ekipit kuqeblu, nėnkryetari i bashkisė sė Shkodrės, Ritvan Troshani, e vlerėsoi Krroqin si njė nga figurat mė tė spikatura tė volejbollit shqiptar, ku prej mė shumė se 20 vitesh ai kontribuoi pėr Vllazninė, por edhe pėr ekipet e Dinamos, 17 Nėntorit, Studentit dhe ekipit tonė Kombėtar.

Nė CV-nė e Krroqit, tre herė fitues i Kupės sė Republikes me “Vllazninė”, disa herė i shpallur si volejbollisti mė i mirė i Shqipėrisė dhe pėr rreth dhjetė vite fitues nė Anketėn e Sportistėve mė tė mirė tė vendit, bėjnė pjesė edhe vlerėsimet e tij nė vite, si titulli “Mjeshtėr Sporti”, “Nderi i Sportit Shkodran”, Medalja e Argjendė, akorduar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, etj.

Nė njė prononcim, Krroqi falenderoi pėr besimin qė i dhanė dhe premtoi se pėrvojėn e tij shumė vjeēare si sportist do tė pėrpiqet ta vėrė nė dispozicion tė klubit kuqeblu, tashmė si drejtues, me synimin e arritjeve tė rezultateve sa mė pozitive.

HermesNews - ©2013