04/02/2013 16:03:42
Europa ne super-korrupsion sportiv
Europol. 15 vende europiane ne skandal te madh
ITALI- 15 vende te perfshira, 425 drejtues klubesh, arbitra, lojtare dhe protagoniste kriminele me nje shume prej mbi 8 milion eurosh. Mbi 300 ndeshje te dyshuara ne te gjithe Europen. Keto dhe te tjera jane te dhenat e nje hetimi te madh te zhvilluar nga Europol, hetimi me i madh i realizuar ndonjehere ne nivel nderkombetar.
Pas rasteve te Italise, Turqise dhe Gjermanise, hetuesit kane prezantuar rezultatet e hetimit te tyre nga agjencia Aia. Jo vetem hije dyshimi, por me sigurine me te madhe deklarohet se ne futbollin Europian ka nje super-korrupsion, i cili prej kohesh dyshohet por nuk eshte denoncuar nga autoritetet.
Hetimi i Europol
Sic bent e ditur ABC, Europol ka zbuluar nje rrjet kriminal aktiv ne nivel komunitar. Jane arrestuar me dhjetera persona pas dhenies se vendimit te disa gjykatave europiane. Puna e hetimit te Europolit eshte perqendruar kryesisht ne Gjermani, vendi qe ka edhe fluksin me te larte te ketyre krimeve. Te pakten 300 ndeshje kane qene objekt i hetimeve edhe ne Afrike, Azi, Ameriken Qendrore dhe ate te Jugut.
Hetimi i zhvilluar nga Europol ka marre nje kohe prej 18 muajsh permes bashkepunimit direkt nga Gjermania, Finlanda, Hungaria, Sllovenia dhe Austria. Prej kohesh, institucionet europiane kane treguar interesin e tyre drejt skandaleve te medha ne futboll, sidomos nga komisari per Ndertimin e Kulturen, Androulla Vassiliou, duke e quajtur nje kercenim per integritetin e sportit.
Madje edhe Bashkimi Europian eshte treguar i gatshem per te bere pjesen e tij ne ndalimin e fenomenit, duke vene ne pararoje agjenci europiane te specializuara ne luften anti-krim.
Hetimi ndaj futbollit
Nuk kane munguar veshtiresite per mbledhjen e informacionit, pasi sic ka deklaruar kohe me pare specialisti Nick Garlick qendrojne te veshtira kontaktet me Azine per te evituar nga Perendimi kerkimin e influencimit nga ana e Uefa-s. Disa dite me pare ishte Ralf Mutschke, shefi i sigurimit te Fifa-s qe ka shpjeguar se kriminaliteti po mbikqyr boten e narkotrafikut per te rritur interesin dhe portofolin mbi investimet jo te ligjshme ne futboll. Jashte nga Europa qendrojne 15 vende dhe liga kombetare te cilat jane kercenuar per aktivitetin e tyre. Sidomos ne serite e futbollit per te vegjel.
Faturat miliardere
Alarmin e ka dhene gjate nje konference per shtyp ne Rome ne Shkollen e Larte te Policise dy jave me pare, drejtori i pergjithshem i interpolit, Ronald Noble. Qe nga 2011-ta jemi ne shesh me nje task force qe ka bere gjithcka te mundur si dhe nje sere arestimesh te krimineleve. Kujtojme bashkepunimin me Italine dhe Singaporin. Por korrupsioni ka perfshire te gjithe boten. Ka patur raste te forta ne Kanada, Afriken e Jugut apo edhe superligen turke, ka deklaruar Noble.
Ajo qe ngelet tashme eshte pritja e detajeve nga hetimi i ri, qe do te tregoje nje tjeter faqe te bardhe ose te zeze te nje sporti qe ka shume buje dhe jo vetem ne Itali, Britani dhe Gjermani.
Edison Myrteza