Video

01/02/2013 09:41:32

Prenga: Pas Ligės Nordike, nis ofensivėn pėr kampionatin

Oslo






ASNN - Njė trofe ėshtė gjithmonė njė mėnyrė e mirė pėr tė ngritur moralin dhe skuadra norvegjeze e volejbollit tė femrave, Stod Voleji, ku militon 26-vjeēarja shqiptare Arjola Prenga, nuk bėn pėrjashtim nga ky rregull sportiv.

Dhe pasi u mund nė finalen e Kupės sė Norvegjisė nga rivalja kryeqytetase, Oslo Voleji, duke vijuar tė eliminohet edhe nga veprimtaritė europiane (Challenge Cup), fitimi i titullit tė kampiones nordike ishte mėnyra mė e mirė pėr tė lėnė gjithēka prapa.

Dhe kėtė e pohon edhe Prenga, e cila, duke folur ekskluzivisht pėr AlbanianSport.net nėpėrmjet komunikimit elektronik nė Internet, thekson se atmosfera nė skuadėr ėshtė mjaft pozitive.

“Ishte njė trofe qė erdhi nė kohėn e duhur, por edhe nė mėnyrėn e duhur, - thotė volejbollistja shqiptare, - sepse ndėr tė tjera, e arritėm njė sukses tė tillė duke mundur edhe njė rivale norvegjeze, siē ėshtė Oslo Voleji. Tanimė, nė duelin me tė jemi 2-2 dhe do tė donim qė nė fund, bashkė me ndeshjen e fundit, tė fitonim edhe titullin.”

Nė dy pėrballjet e deritanishme nė kampionat me Oslo Volejin, skuadra e Prengės ėshtė mundur 0-3 (25-18, 25-16, 27-25) nė kampionat, nė javėn e 6-tė, mė 8 dhjetor 2012 nė kryeqytet, por ka vijuar tė fitojė, po nė kryeqytet njė muaj mė pas, mė 12 janar 2013, nė takimin e javės sė 10-tė, ku triumfoi me rezultatin 3-1 (25-22, 12-25, 28-30, 17-25). Ndėrkohė, nė finalen e Kupės sė Norvegjisė mė 19 janar 2013, Oslo Voleji fitoi nė 3 sete (25-18, 25-22, 25-23), duke marrė edhe trofeun.

Por Prenga dhe skuadra e saj norvegjeze u kundėrpėrgjigjėn, nė Kampionatin e Klubeve tė Federatės Zonale sė Volejbollit tė Vendeve tė Evropės Veriore (NEVZA), qė njihet ndryshe si Kampionati i Klubeve tė Vendeve Nordike, i cili zhvillohet ēdo vit me pjesėmarrjen e 8 skuadrave nga Norvegjia, Suedia dhe Danimarka, duke u hakmarrė edhe pėr atė humbje me tė njėjtat shifra pėrballė skuadrės kryeqytetase nė finalen e Kupės sė Norvegjisė.

Nė takimet e ditės sė parė tė kėtij viti, ku faza finale e edicionit tė femrave u zhvillua nė Danimarkė, Stod Voleji triumfoi nė derbin norvegjez ndaj Oslo Volejit, duke fituar nė 3 sete (22-25, 13-25, 23-25). “Jo vetėm triumfi ndaj Oslos, por edhe fitimi i trofeut nordike, qė mbahej pikėrisht nga kjo skuadėr, na ka dhėnė shumė zemėr pėr tė besuar dhe pėr tė luftuar edhe mė shumė nė kampionat, sidomos kur na ėshtė bėrė e qartė qė nė fillim tė sezonit qė do tė luftojmė nė tė gjitha frontet”, - thekson Arjola.

Nė Kampionatin Norvegjez tė Volejbollit pėr Femra, Oslo Volej kryeson renditjen me 27 pikė, po aq sa ka edhe Stod Voleji, qė gjithsesi ka luajtur njė ndeshje mė tepėr sesa kryeqytetaset. Edhe me sete, Oslo ka njė epėrsi ndaj skuadrės sė Prengės, pasi ka lėshuar vetėm 4 setet kundrejt 9 seteve tė Stodit, ndėrsa nė pikaverazh, kryeqytetaset janė shumė mė mirė. Pėr kėtė arsye, Prenga kėrkon qė skuadra e saj tė mos lėshojė asgjė deri nė pėrfundim tė kampionatit.

“Tani e kemi tė qartė se titulli mund tė ndahet edhe mbi bazėn e seteve, prandaj nuk duhet tė lėshojmė asnjė set, e jo mė tė humbasim ndeshje, - thotė ajo nė vijim, duke folur pėr AlbanianSport.net. - Kjo ajo qė duhet tė bėjmė ne, duke shpresuar njėkohėsisht qė Oslo Volej tė lėshojė sete, pse jo edhe pikė. Ne tanimė kemi epėrsi morale ndaj tyre, por ėshtė parketi ai qė do tė vendosė gjithēka.” Prenga ka rrėfyer se titulli i kampiones nordike i ka dhėnė shkas njė feste nė kėtė zonė.

“Mediat kanė shkruar gjerė e gjatė pėr suksesin tonė dhe drejtuesit e klubit organizuan njė drekė pėr nderin tonė, - thotė 26-vjeēarja. - Nė fakt, nė atė drekė mė bėri pėrshtypje njė fakt interesant, pasi tė gjithė tė pranishmit, afro 50 vetė, ishin tė gjithė njerėz qė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, nė pėrpjesėtim me rolin qė kishin, kontribuonin tė gjithė nė mbarėvajtjen e skuadrės sonė. Ishim ne lojtaret, stafi teknik, stafi mjekėsor, administratorėt, drejtuesit e klubit, partnerėt komercialė dhe sponsorizuesit, e tė tjerė.”

“Dhe tė mendosh qė tė gjithė kėta, punonin vetėm pėr njė skuadėr volejbolli, - vijon Prenga. - Mė bėri pėrshtypje ky fakt dhe suksesi ynė nė Ligėn Nordike ishte padyshim meritė, por edhe kėnaqėsi edhe e kėtyre njerėzve dhe tė gjithė zonės.” Por, pėrtej suksesit nė Ligėn Nordike, Stod Voleji do tė rikthehet nė kampionat me dy sfida tė rėndėsishme, atė tė sė shtunės ndaj Fordes dhe atė tė sė dielės ndaj BSI-sė, dhe tė dy kėto takime, skuadra e volejbollistes shqiptare do t’i luajė nė fushėn e vet.

Forde mban vendin e katėrt nė renditje, me 17 pikė tė marra nė 11 javė kampionat, por Stod Voleji e ka mundur 3-1 (12-25, 16-25, 25-21, 17-25) nė javėn e 4-t, mė 24 nėntor 2012, si dhe 3-0 (25-21, 25-23, 25-18) nė javėn e 8-tė, mė 15 dhjetor 2012 dhe nuk pritet t’i krijojė probleme skuadrės sė Arjola Prengės. Por kjo nuk mund tė thuhet pėr BSI-nė, qė nė fakt ėshtė ndjekėsja mė e afėrt nė renditje e dyshes kryesuese, me 24 pikė tė marra nė 11 ndeshje.

Pėr mė tepėr, kjo skuadėr ėshtė e vetmja, pėr Oslo Volejit, qė ka mundur t’i shkaktojė njė humbje Stod Volejit, pikėrisht nė atė pėrballje tė javės sė 5-tė nė fushėn e vet mė 25 nėntor, ku BSI-ja fitoi 3-1 (22-25, 25-19, 25-20, 25-17). Megjithatė, Stod Voleji u kundėrpėrgjigj nė pėrballjen e dytė, atė tė vlefshme pėr javėn e 9-tė, mė 16 dhjetor 2012, kur fitoi me tė njėjtat shifrat 3-1 (25-16, 25-23, 19-25, 25-16) dhe tė dielėn do tė kėrkojė tė rivendosė epėrsinė e saj nė pėrballjen me kėtė skuadėr.

Kampionati Norvegjez
i Volejbollit - Femra
Eliteserien

Java e 12-tė
(2 shkurt 2013)

Stod Vole - Fųrde (16:00)
Pallati i Sportit “Stod’hallen”

Java e 13-tė
(3 shkurt 2013)

Stod Volej - BSI (14:00)
Pallati i Sportit “Stod’hallen”

Java e 14-tė
(3 shkurt 2013)

UiS Volej - Stod Volej
Qendra Sportive “SiS Sportssenter”

Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Psh-Pp Pikė
1. Oslo Volej 10 9 1 28-4 781-540 27
2. Stod Volej 11 9 2 28-9 881-691 27
3. BSI 11 8 3 26-12 893-768 24
4. Fųrde 12 6 6 19-24 870-986 17
5. UiS Volej 10 4 6 15-20 689-761 12
6. Koll 10 1 9 8-28 700-849 4
7. NTNUI Volej 10 0 10 3-30 602-821 0

Rezultatet e skuadrės sė Stod Volejit

Java e parė
(6 tetor 2012)

Stod Volej - UiS Volej 3-0 (25-13, 25-8, 25-8)

Java e dytė
(27 tetor 2012)

NTNUI Volej - Stod Volej 0-3 (15-25, 14-25, 19-25)

Java e 3-tė
(17 nėntor 2012)

Stod Volej - NTNUI Volej 3-0 (25-22, 25-16, 25-13)

Java e 4-t
(24 nėntor 2012)

Forde - Stod Volej 1-3 (12-25, 16-25, 25-21, 17-25)

Java e 5-tė
(25 nėntor 2012)

BSI - Stod Volej 3-1 (22-25, 25-19, 25-20, 25-17)

Java e 6-tė
(8 dhjetor 2012)

Oslo Volej - Stod Volej 3-0 (25-18, 25-16, 27-25)

Java e 7-tė
(9 dhjetor 2012)

Koll - Stod Volej 0-3 (20-25, 16-25, 14-25)

Java e 8-tė
(15 dhjetor 2012)

Stod Volej - Forde 3-0 (25-21, 25-23, 25-18)

Java e 9-tė
(16 dhjetor 2012)

Stod Volej - BSI 3-1 (25-16, 25-23, 19-25, 25-16)

Java e 10-tė
(12 janar 2013)

Oslo Volej - Stod Volej 1-3 (25-22, 12-25, 28-30, 17-25)

Java e 11-tė
(12 janar 2013)

Koll - Stod Volej 0-3 (6-25, 16-25, 17-25)

HermesNews - ©2013