Video

05/01/2013 09:38:22

Peshku qė kushton 1,38 milion Euro

Toni i kuq, i kapur pranė brigjeve tė qytetit Oma, rajon verior nė Japoni, u ble pėr 155,4 milionė jen






TOKIO - Njė peshk ton i kuq, qė peshonte rreth 222 kilogramė, u shit sot nė Tokio pėr njė vlerė prej 1,38 milionė eurosh, gjatė ankandit tė realizuar pėr herė tė parė kėtė vit nė tregun mė tė madh tė peshkut nė Tsukiji.

Toni i kuq, i kapur pranė brigjeve tė qytetit Oma, rajon verior nė Japoni, u ble pėr 155,4 milionė jen nga pronari i njė rrjeti restorantesh shumė tė njohura pėr ushqimin tradicional sushi, duke tejkaluar tre herė rekordin e vitit tė kaluar, njoftoi njė zyrtar organizator i shitjeve dhe ankande nė tregjet mė tė mėdha tė peshkut nė botė.

Kiyoshi Kimura, pronari i rrjetit tė restoranteve, po ashtu kishte kryer edhe blerjen mė tė madhe tė vitit tė kaluar. "Doja qė tė isha nė lartėsinė e pritshmėrive kulinarike tė klientėve tė mij, tė cilėt kėrkojnė tė ushqehen me peshkun ton mė tė mirė tė mundshėm, njėlloj si vitin e kaluar", deklaroi ai pėr agjencinė e lajmeve Jiji.

HermesNews - ©2013