
Botė
05/01/2013 09:38:22
Peshku qė kushton 1,38 milion Euro
Toni i kuq, i kapur pranė brigjeve tė qytetit Oma, rajon verior nė Japoni, u ble pėr 155,4 milionė jen
TOKIO - Njė peshk ton i kuq, qė peshonte rreth 222 kilogramė, u shit sot nė Tokio pėr njė vlerė prej 1,38 milionė eurosh, gjatė ankandit tė realizuar pėr herė tė parė kėtė vit nė tregun mė tė madh tė peshkut nė Tsukiji.Toni i kuq, i kapur pranė brigjeve tė qytetit Oma, rajon verior nė Japoni, u ble pėr 155,4 milionė jen nga pronari i njė rrjeti restorantesh shumė tė njohura pėr ushqimin tradicional sushi, duke tejkaluar tre herė rekordin e vitit tė kaluar, njoftoi njė zyrtar organizator i shitjeve dhe ankande nė tregjet mė tė mėdha tė peshkut nė botė.
Kiyoshi Kimura, pronari i rrjetit tė restoranteve, po ashtu kishte kryer edhe blerjen mė tė madhe tė vitit tė kaluar. "Doja qė tė isha nė lartėsinė e pritshmėrive kulinarike tė klientėve tė mij, tė cilėt kėrkojnė tė ushqehen me peshkun ton mė tė mirė tė mundshėm, njėlloj si vitin e kaluar", deklaroi ai pėr agjencinė e lajmeve Jiji.