Video

18/11/2014 18:20:56

Prokuroria pėrfundon hetimet pėr vrasjen e katėrfishtė

Prokurorėt ēojnė dosjen e Kostandin Xhuvanit nė Gjykatė. Javėn tjetėr hidhet shorti






TIRANE - Dėshmitė, provat, dhe rindėrtimi i ngjarjes tė ēojnė tek Kostandin Xhuvani. Dosja me emrin e tij, ku rėndojnė katėr vrasje ėshtė dorėzuar nė gjykatė dhe javėn e ardhshme do tė hidhet shorti. Nė dorėn e djahtė tė tij janė gjetur prova tė tjera qė provojnė autorėsinė mbi kėtė ngjarje. Xhuvani ka patur grindje tė ēastit me dy viktima, ndėrsa dy tė tjerė janė vrarė gabimisht, kjo mund ti japė atij lehtėsira gjatė gjykimit. Masakra ndodhi nė lokalin "Ante Grand" nė Tiranė. Autori i dyshuar ka qėlluar pėr vdekje nė drejtim tė shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Nga plumbat e qitur prej armės sė pėrdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanė mbetur tė vdekur edhe shtetasit Arbėr Demiraj dhe Gianpaolo Azzola. 26 vjeēari Xhuvani, i cili ndodhet nė burgun e Fushė - Krujės nė pritje tė gjykimit akuzohet “vrasje nė rrethana cilėsuese….” dhe “prodhimi dhe mbajtja e armėve pa leje….”. Ai ka dėshmuar se nuk mban mend asgjė nga nata e 4 nėntorit. Nėse shpallet fajtor dėnohet nga 25 vite burg, deri nė burgim tė pėrjetshėm.

HermesNews - ©2014