Video

18/11/2014 12:29:50

Nuk na thanė se do prishin shtėpinė

Partia Demokratike denoncon rastin e prishjes sė njė vile dy katėshe. Ku janė dokumentat ?









TIRANE - Ēiftit Kaziu iu prish shtėpia. Nė foton mė sipėr shikohet ēifti Kaziu qė vendos tė flasė hapur nėpėrmjet njė denoncimi publik tė pėrcjellė nga PD pėr shėmbjen e vilės, siē thonė ata, me leje tė rrugullt nė Tiranė. Njė prishje arbitrare e ka quajtur koordinatori i PDsė Ervin Saliani, qė i takon ata, e bėrė pa proēedurė, pa shkresė, pa lajmėrim.

"Partia Demokratike denoncon prishjen e ndėrtimeve nė mėnyrė selektive dhe nė mungesė tė njė proēedure tė rregullt ligjore, ku qytetarėt e prekur nuk lajmėrohen, e madje shtėpia u shembet me gjithė mobilje brenda pa i dhėnė kohė familjarėve tė kursejnė cfarė ka mbetur nga pasuria e tyre", shkruan selia blu nė njė komunikatė pėr mediat. Shtėpia me dy kate ishte prishur nga INUK gjatė operacionit pėr shėmbjen e ndėrtimeve pa leje nė Shqipėri. "Kjo shtėpi ka qėnė kapitali im, i gruas dhe 3 djemve tė mi. E kemi ndėrtuar nė 1998. Kishim katin e parė ndėrsa tė dytin se kishim mbaruar pėr arsye ekonomike. Kam qėnė i burgosur politik, pa ekonomi. Tani pėrfundimisht tė arrijmė tek kjo qė ndodhi sot, ku erdhi policia me shumė policė tė armatosur, me INUK-un dhe kėrkojnė lejen e ndėrtimit. Ua ēova lejen e ndėrtimit. Por mė thanė se do shembet shtėpia. U kėrkova tė merremi vesh sepse duhej tė thonin 5 ditė para. Qoftė edhe njė ditė qė tu jepja lejen origjinale tė ndėrtimit. Mė thanė qė nuk presim dhe menjėherė sulmuan. Nuk pritėn edhe pse kishim mall brenda. Na u prish edhe malli brenda se nuk kishim kohė ti merrnim. Shtėpia u shkri sikur nuk ekzistonte por mė e rėnda ėshtė se kam shkuar dy herė tek INUK-u dhe u kam kėrkuar vendimin pėr prishjen e shtėpisė. Mė thonė qė nuk ėshtė drejtoresha kėtu, ėshtė urdhėri i Ministrit tė Brendshėm. Me njė fjalė akush nuk prononcohet edhe pse ma shembėn shtėpinė. Nuk ma japin vendimin. Kėrkojmė qė ta dėmshpėrblehet shtėpia ose tė ndėrtohet siē ishte", tha Kaziu.

Ēifti nuk ka paraqitur pėr mediat asnjė dokument qė vėrteton lejen e shtėpisė.

HermesNews - ©2014