17/11/2014 19:05:41
PD thotė tė sajėn. Njė buxhet pa zhvillim ekonomik
Bode: ''Aq sa rriten taksat sipas llogarive tė qeverisė nė harkun e dy viteve tė fundit, aq ėshtė edhe le tė themi zgjerimi, evadimi i shpenzimeve tė qeverisė mbi ekonominė e vendit''
TIRANE - "Qeveria me mazhorancėn, do tė miratojė nė parim Projekt-Buxhetin e vitit 2015 i cili nuk ka asnjė princip tė vėrtetė pėr zhvillimin ekonomik dhe shoqėror pėr vendin. Parimi qė do tė votojė sot qeveria bazohet tėrėsisht nė njė politikė tė verbėr, shkatėrruese pėr ekonominė e varfėruese pėr qytetarėt, pasi sikurse e kemi thėnė, bazohet vetėm nė rritjen e taksave, nė rritjen progresive tė taksave, pėr tė dytin vit rradhazi". Pohimi ėshtė bėrė sot nė PD nga Ridvan Bode gjatė analizave qė i ėshtė bėrė projektbuxhetit tė 2015tės.
Projektbuxheti, "bazohet nė varfėrimin absolut tė qytetarėve, tė cilėt nga 460 milion dollarė shtesė taksash qė do tė paguajnė nė vitin 2015, do tė paguajnė 390 milionė nė formėn e taksave tė fshehura apo nė formėn e taksave tė drejtpėrdrejta tė vendosura mbi konsumin."
"E kemi deklaruar dhe konstatohet shumė lehtė qė buxheti i fundit nė harkun e dy viteve tė fundit, ėshtė rritur me 1 miliardė dollarė krahasuar me buxhetin e dy viteve, tre viteve mė parė. Rritja e shpenzimeve nė mėnyrė tė menjėhershme nė tė tilla nivele, 1 miliardė dollarė, kur nė 8 vitet e qeverisjes sė mėparshme ėshtė rritur vetėm 2 miliard dollarė nė harkun e 8 viteve."
"Nė raport me PBB, nga 28.4-28.3% qė kanė qenė shpenzimet publike, shpenzimet e buxhetit nė vitet e mėparshme, shkojnė nė 31.5% tė PBB, do tė thotė 3.5% mė shumė, do tė thotė nė vit mbi 500 milion dollarė mė shumė shpenzime qė bėn qeveria nė raport me ekonominė. 1 miliardė dollarė ėshtė rritja totale e shpenzimeve, nga kėto, vit pas viti me 500 milionė dollarė ėshtė pėrmbi kapacitetet e ekonomisė historike dhe qė bazohet tėrėsisht nė atė qė kemi thėnė, nė rritjen e taksave. Aq sa rriten taksat sipas llogarive tė qeverisė nė harkun e dy viteve tė fundit, aq ėshtė edhe le tė themi zgjerimi, evadimi i shpenzimeve tė qeverisė mbi ekonominė e vendit."
"Investimet publike nė kėtė buxhet mbeten nė nivelet mė tė ulėta historike. Pra pritej, qė u rritėn me 1 miliard dollarė shpenzimet e buxhetit, pritej qė kėto tė rriteshin nė investimet publike apo nė shėrbimet ndaj qytetarėve apo nė rroga dhe pensione. Nė tė vėrtetė 1 milionė dollarshi i shpenzimeve tė buxhetit u rrit duke mbajtur tė bllokuara, tė ngrira, pagat e punonjėsve, pensionet e pensionistėve, dhe duke ulur nivelin e investimeve publike qė janė investime pėr rrugėt, pėr ujėsjellėsat, pėr shkollat, dhe pėr tė gjitha shėrbimet e tjera, shėrbimi shėndetėsor, qė u bėhen qytetarve shqiptar."
"Totali i investimeve do tė jetė nė minimumin historik, 4.5% i PBB, dhe nė parametra tė tillė sigurisht e ngrirė nė tė njėjtin nivel me vitin 2014 dhe nėn nivelin mesatar tė 4 viteve tė fundit, pale pėr tu krahasuar me periudhėn 2008, 2009, 2010, kjo shumė ėshtė tėrėsisht jo-ekonomike dhe e pajustifikueshme pėr nivelin e lartė tė shpenzimeve qė bėn buxheti i shtetit. Pėr mė tepėr, shpenzimet e qeveritarve vazhdojnė rriten . Ato arrijnė nė 2.7% tė PBB. Vetėm shpenzimet e qeverisė qendrore, tė ministrive, janė 2.5% e PBB dhe kanė qenė 1.4% e PBB dy-tre vitet e shkuara. Rreth 150 milion dollarė nė vit harxhohen mė shumė pėr administratėn dhe qeverinė qendrore."
"Investimet jo vetėm qė janė tė limituara, por sikurse pėrmendėm kėtu, ato nuk dihet se kur do kryhen pasi nuk ekziston asnjė listė orjentuese apo angazhuese e qeverisė se ku do ti shpenzojė kėto fonde, 678 milion dollarė qė ka programuar pėr vitin 2015. Nuk ka njė listė orientuese qė kėrkush nesėr tė mos ketė mundėsinė pėr tiu adresuar, pėrse filan projekt, apo njė projekt tjetėr, nuk po merret nė konsideratė nga ana e qeverisė. Qeveria kėrkon dorė tė lirė, qė edhe kėto pak para nė investimet publike ti bėjė rrush e kumbulla dhe ti adresojė nė modelin e fasadave dhe makeup-it, qė Rama di ta bėjė mirė, duke shkuar dhe investuar vetėm nė qendrat e disa qyteteve duke lyer dhe zbukuruar diēka, apo duke hequr vija dhe duke mbjellur pemė nė anėt e rrugėve nacionale."
"Tashmė objektet e mėdha, investimet nacionale janė tėrėsisht tė abandonuara sikurse e pėrmendėm kėtu ėshtė harruar tashmė vijimi i projekteve tė mėdha. Rruga Tiranė-Elbasan, qė duhet tė kishte pėrfunduar qė vitin e kaluar, vijon tė mbetet e hapur dhe pa investim konkret edhe pse fondet janė tė kontraktuara nga Banka e Zhvillimit. Rruga e Arbrit, tėrėsisht e bllokuar. Segmenti tjetėr i Jugut me pjesėza punimesh tė filluara tėrėsisht tė abandonuara e tė bllokuara. Rruga Qukės - Qafė Plloēė tėrėsisht e harruar, kontrata e investimeve ėshtė bėrė, fondet janė angazhuar, kostoja paguhet por punimet nuk fillojnė. Pėr tė mos folur pastaj pėr tė gjitha projektet e vogla lokale, nė territore tė ndryshme tė komunave, Bashkive dhe Qarqeve tė cilat janė ēelur prej dy vitesh dhe nuk vijon ndėrtimi i tyre, ēka ēon nė degradimin edhe tė atyre investimeve qė janė kryer, tė atyre parave qė janė harxhuar tashmė dhe janė pėr tu rifilluar nė njė moment kur ti vijė prioriteti i qeversiė pėr tė konsideruar kėto lloj investimesh."
"Pra investimet janė tėrėsisht tė disbalancuara nė territorin e vendit, nuk bazohen as nė prioritete zhvillimore ekonomike dhe as nė nevoja lokale. Janė tėrėsisht klienteliste dhe pėr qėllime politike tė mirėfillta nga ana e qeverisė. Kemi degradim tė investimeve edhe nė sektorė tė ndryshėm, shėndetėsia dhe arsimi as nuk bėhet fjalė pėr tė intensifikuar dhe pėrmirėsuar shėrbimin nė kėto sektorė, pėrkundrazi, fondet e programuara janė nė ulje. Ujėsjellsat po ashtu janė harruar se ka nevojė pėr tu investuar nė kėtė sektor. Dhe sektori i bujqėsisė, veē demagogjisė dhe propagandės, nuk po pėrfiton dot asnjė fond pėr buxhetin e vitit 2015. Dhe kėto ndodhin nė tė njėjtėn kohė kur buxhetet lokale, grantet qė i transferon qeveria qendrore buxheteve lokale, vijnė nė ulje, dhe ėshtė e habitshme mosrespektimi i ligjit pėr pushtetin qendror, i cili ka njė nen ku parashikon qė ēdo rritje e nivelit tė shpenzimeve tė buxhetit qendror, duhet tė shoqėrojė nė tė njėjtėn masė, edhe rritjen e transfertės pėr pushtetin vendor. Buxheti qendror ėshtė rritur me 20% si vėllim shpenzimesh, kurse buxheti lokal sivjet ėshtė ulur me rreth 14% krahasuar me njė vit mė parė apo me vitet e mėparshme."
"Pra nga pikėpamja e investimeve qė bėn ky buxhet pėr ekonominė e vendit, ato mbeten simbolike, mbeten tė paidentifikuara, mbeten tė abandonuara projektet ekzistuese, mbeten tė degraduar sekotrė qė kanė nevojė pėr mė shumė pėrmirėsim investimesh nė shėrbimet publike dhe nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė. Mbeten investime fasadė, buzėkuq qė Rama kėrkon ti bėjė qeverisjes sė tij. Ne jemi tėrėsisht kundėr dhe nuk mund tė pranojmė qė njė buxhet I rritur me 1 miliard dollarė, nė harkun e dy viteve, tė adresojė pėr investimet publike pėr qytetarėt vetėm 14% tė kėtij buxheti ndėrkohė qė ka qenė nė parametrat 25-30% pėr njė periudhė gati 10 vjeēare. Prandaj ne e denoncojmė kėtė buxhet si njė buxhet tėrėsisht bllokues qė abandonon interesat publike dhe tė qytetarėve dhe qė rrit lluksin dhe fondet, bollėkun, pėr fondet e qeverisė qendrore."
komunikatė pėr shtyp