Video

14/11/2014 19:53:17

Analiza e PDsė pėr buxhetin

Deputeti i PDsė Sherefedin Shehu analizon projektbuxhetin 2015 dhe konstanston se nga ky projekt pėrfitojnė vetėm qeveritarėt

.




TIRANE - Analiza e buxheti 2015 tregon se, ndryshe nga deklarimet publike, qeveria po rrit taksat pėr luksin e saj. Buxheti shkon nė 31.5% tė PBB-sė duke shėnuar njė rritje shpenzimesh me 3.2% tė PBB-sė kryesisht pėr qellime inproduktive mbasi investimet publike dhe shpenzime tė tjera tė rėndėsishme ulen. Kėshtu barra e shtetit nė ekonomi rritet me rreth 500 milionė dollarė ndėrsa investimet publike ulen ndjeshėm ndaj viteve tė mėparshme kur ivestohej 7% e PBB nė njė buxhet qė ishte 28% tė PBB-sė ose 1⁄4 e tij.

Buxheti 2015 rėndon qytetarėt dhe bizneset si edhe ul punėsimin. Barra fiskale rritet me 160 milionė dollarė, 60% e shtesės sė PBB konsumohet nga qeveria dhe investimet publike mbeten 67 miliardė lekė sa nė 2014. Nė terma reale ato ulen nga 4.8% nė 4.5% tė PBB, ndėrsa investimet nė infrastrukturė ulen rreth 3 miliardė lekė.

Nė buxhetin 2015 qeveria ka braktisur shtresat ne nevojė. Ata jane tė pambrojtur nga rritja e taksave, tarifave dhe ēmimit tė energjisė elektrike. Nė vend tė kompensimit financiar qeveria ul buxhetin e ndihmės ekonomike nga 21 nė 19.9 miliardė lekė. Qytetarėt do tė hiqen nga skema e ndihmės ekonomike dhe rreziku i varfėrise rritet.

Ky buxhet ul pagat dhe pensionet. Pagat mbeten nė nivelin vitit 2013 dhe parashikohen 1.2 miliard lekė pėr tė indeksuar pensionet. Por, ndonese inflacioni eshte rreth 2%, cmimet e ushqimeve dhe shėrbimeve bazė janė rritur 6%-8% sipas tremujorėve. Keshtu paga reale eshte rreth 15% mė e ulet dhe pensionet duhet te rriten te pakten tre herė mė shume se sa parashikon nė buxhet qeveria.

Buxheti 2015 rrit luksin pėr qeveritarėt. Ndėrsa investimet dhe pagat ulen, shpenzimet administrative dhe fondi i pagave rriten. Buxheti i kryeministrit rritet 30% dhe shpenzimet administrative 12%. Fondi i pagave rritet 30 milion dollarė pėr tė paguar shtimin e 176 shėrbėtorėve dhe propogandisteve pėr kryeministrin, 1100 policėve, 400 policė burgjesh, 1400 nėpunesve nė Ministrinė e Punės dhe disa tė tjerė. Ky luks ėshtė tallje me tė perndjekurit, tė cilėve ju ka bllokuar dėmshperblimet dhe me pronarėt, pėr tė cilėt ka vetėm 1.4 miliardė lekė nga tė cilat 1 miliardė lekė do tė merren nga legalizimet.

Buxheti 2015, perkeqeson shėrbimet publike, si arsimi dhe shėndetėsia dhe ato te ofruara nga pushteti lokal. Ndersa premtoi rritje ne 5% tė PBB dhe dyfishim tė buxhetit tė arsimit, ne 2015 ai ulet rreth 400 milione leke. Ndėrkohė investimet nė arsim ulen, dhe nė arsimin universitar investohen vetėm 3 milionė euro.

Nė shėndetėsi rritja e moderuar nuk garanton asnjė objektiv apo standard tė premtuar dhe investimet janė vetėm 1,8 miliardė lekė. E njėjta gjė do tė ndodhė me ujin e pijshėm, kanalizimet, pastrimin, etj. tė ofruara nga pushteti lokal, mbasi grantet nga buxheti i shtetit ulen 5-29% sipas njesive.

Me kėtė buxhet, qeveria braktis mbėshtetjen pėr bujqesine dhe po pergatit falimentimin e fermereve. Pas rivendosjes se TVSh pėr inputet, u shpall programi qe mbeshtet kliente te qeverise dhe jo fermeret. Keshtu nga rreth 6000 fermerė, qė kanė pėrfituar mesatarisht ēdo vit, kete vit dhe ne vazhdim pritet tė ketė rreth 200 pėrfitues tregėtare dhe jo fermerė. Ne 2015 trefishohen kontributet e fermereve per sigurime shoqėrore dhe rrezikohet perfitmi i pensionit. Nga 23 dhe 30 mijė lekė qe paguajne sot sipas zonave, ne 2015 duhet tė paguajnė 80 mije lekė nė vit pavaresisht zones.

Sė fundi ky buxhet ėshtė i pambrojtur dhe rrezikon stabilitetin e financave publike. Evazioni i lartė, tė paktėn 40%, e bėn te dyshimte rritjen e te ardhurave dhe do rrise arbitraritetin e administrates tatimore. Rritja e borxhit publik me 150 miliard lekė ėshtė inproduktive mbasi u provua se detyrimet e prapambetura ishin vetėm 25 miliardė lekė. Kjo ka rritur 9 miliard lekė koston e borxhit nė 2015 dhe presionin per rritje te metejshme.

Skontimi i eurobondit e ka rritur huamarjen e huaj nė rreth 70 miliardė lekė dhe nderkohe qeveria duhet te leshoje deri 15 miliarde lekė garanci pėr blerjen e energjisė. Pėr tė gjitha kėto rreziqe qeveria ka rezervuar vetėm 5 miliard lekė dhe kjo mbrojtje e ulet rrezikon investimet dhe projektet e tjera te buxhetit 2015.

Sic shihet, buxheti 2015 garanton vetem luksin e qeverisė dhe mbėshtet natyrėn policore dhe dhunuese tė saj.

komunikatė pėr shtyp