Video

14/11/2014 08:52:17

Pėrvojat dhe dėshtimi i pritshėm i Ramės

nga Shinasi Rama






HermesNews - Ėshte e padiskutueshme qe qeverisja e Kryeministrit te Lumturise Kombetare do te perseriste te njejten pervoje dhe sjellje qe ai pati demonstruar gjate kohes qe ishte Kryetar i Bashkise se Tiranes. Politikanėt, rrugėn dhe profesionistet e ndryshėm e ndėrrojnė stilin e punės me vėshtirėsi. Njė palė e gjejnė se cka funksionon me njerėzit pragmatikė nė bazė tė interesave tė tyre tė momentit. Njė palė e dinė se cila metodė duhet pėrdorur me hapė bravėn sa mė shpejt, dhe profesionistėt e ndryshėm e dinė se cka jep frikė, terror e kėnaqėsi.

Edhe rastin e Edi Ramės, qė ka pėrvoja tė aplikueshme nė tė tre nivelet, duhet me pritė qė ai do tė ndjekė modelin qė i ka funksionuar mė parė. Modeli mė I suksesshėm si politikan ka qėnė ai I Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės kur pastroi Lanen dhe lyejti me boje Tiranen, si qeveritar, koha qė ka qėnė Ministėr I Kulturės e promovimi I besnikeve te vet, dhe nė lidhje me dhėnien e kėnaqėsisė, e ushqimin e frikės ka jetėn e vet artistike dhe pėrvojat e mėparshme te shumellojshme.

Nuk ėshtė pra pėr t’u habitur qė nė kėto momente tejet kritike pėr shqiptarėt, Edi Rama, qė ėshtė nė zgrip tė jetės sė vet politike sepse problemet qė po grumbullohen e po shpėrthejnė si qelbi po e bėjnė gjendjen nė shtetin shqiptar njė stuhi perfekte, do tė pėrpiqet fort, qė nė kėto muaj qė I kanė mbetur si Kryeministėr i shtetit, tė sigurojė jo vetėm njė vend nė histori, por edhe tė ketė njė kapital tė mjaftueshėm politik qė ta mbrojėt atė vetė, por edhe qė ta ketė nė dispozicion nė tė ardhmen.

Si politikan, ai po luan me tė gjith kartat qė ka nė dorė. Si me tė huajt me tė cilėt don tė duket i bindur dhe i dėgjueshėm pėr t’iu shitur veten si Lideri i Ballkanit, kur shteti shqiptar ėshtė nė fund tė listės pėr gjithcka dhe jemi liderė vetėm pėr krimin, drogėn e trafiqet. Shqiptarėve, me trojet, paratė e ardhmėrinė e tė cilėve luan, Edi Rama iu shitet si njeriu I zgjedhur prej tė huajve dhe si heroi I tyre kombėtar.

Tani si burrė shteti ai do tė pėrdorė pėrvojėn e tij si kryetar I BAshkisė sė Tiranės. Edhe tani, ai do kerkoje te perdore forcen e ligjit per te ngritur nje fasade normaliteti qeverises. Prishja e ndertimeve te paligjshme, shetitjet naten, reagimi professional ndaj biznesmeneve e spekulanteve qe iu tregon rrugen e gjyqit, eshte nje shenje positive dhe perceptohet ashtu edhe nga populli. Ne na duhet se s’ben nje shtet ligjor, dhe ajo qe e dallon shtetin nga te gjithe organizatat e tjera eshte dhuna dhe monopoli legjitim qe shteti ka mbi dhunen, qe prertogative qe nuk e ndan me asnje lloj organizate apo strukture tjeter.

Mirepo, problemi kryesor ketu nuk eshte dora e shtetit dhe ajo qė bėn Edi Rama. Dora e shtetit do te ndjehet edhe me shume ne te ardhmen dhe kjo eshte nje gje e mire. Ana tjeter e medaljes eshte ke godet dhe kontrollon shteti sidomos nė kuletė. Shteti godet, tė varfėrit, tė punėsuarit, nėpunėsit, mėsuesit e tė tjerė. Pra, Edi Rama mbron oligarkinė, dhe parinė e Tiranės, pjesė e sė cilės ėshtė duke pėrdorur argumente qe diku tjeter do te ishin bindese.

Edi Rama dhe zyrtarėt e qeverisė flasin per te tjeret por jo per veten e kundėr oligarkisė. nje gje eshte e qarte pertej fjaleve qe thuhen: Shteti shqiptar, per te mbajtur veten dhe zyrtaret, edhe pse ne kete projektbuxhet superoptimist i ka ulur ndjeshem shpenzimet per arsimin e shendetesine, dhe i ka rritur ndjeshem per policine, duhet te nxjerre te pakten nje miliard dollare me teper nga taksat me 2015 se sa me 2014, dhe po te mos munde te marre borxhe, ne fakt i duhet te nxjerre dy miliard e gjysem me te gjithe menyrat vetem kete vit qe vjen…

Tani duke qėnė I mbytur nė borxhe, duke mos mundur tė marrė borxh, duke qėnė nė pikėn kritike tė ndėrprerjes e tė shuarjes tė tė ardhurave nga emigrantėt, duke mos pasur industry, ekonomi, bujqėsi e me radhė, shteti do tė nisė tė hajė njerėzit pėr tė cilėt duhet tė punojė. Dhe kjoėshtė spiralja e pėrkeqėsimit tė problemit politik. Deri tani shteti ka bėrė cka dashur e njerėzit kanė bėrė ckanė mundur, dhe paria ėshtė pasuruar nė mėnyrė perrallore. Tani pari ėshtė hequr mėnjanė, ka fshehur paratė, dhe shteti duhet tė luftojė kundėr popullit tė vet pėr tė mbrojtur parinė e Tiranės. Kjo ėshtė detyra e Edi Ramės tani.

Mirėpo, si mbrohet kjo sjellje? argumenti kryesor eshte se po behemi shtet normal e duhet te sillemi si qytetare normale. nje shtet normal do te na gezonte te gjitheve. Por, perderisa paria e Tiranės nuk e taton, takson, e ndeshkon me shume veten se popullin, dhe perderisa nuk ka verifikim te rrenjesishem te pasurise, e perderisa nuk ka denime te parise per krimet e vjedhjet e shkuara, nuk ka shume shprese per te ardhmen.

Kėtu tani hyn edhe pėrvoja e tretė. Shteti po behet shtet i mbeshtetur mbi dhunen. tani 20% e buxhetoreve jane ne polici, shtoji ketyre edhe 11% ne ushtri, dhe 6% perqind ne sherbimet e zbulimit, tatimet, policite e ndryshme etj, dhe me ca shtesa behet qe 40% e te punesuarve ne shtet jane mjet dhune. rritja e policise me 1200 vete eshte shenje qe do te ecim ne kete rruge. Oligarkia perdor dhunen per te kontrolluar shtetin, mirepo ky eshte shteti qe i sherben asaj dhe qe mbeshtetet te frika.

Edi Rama e din se pėrtej tė gjithė paraqitjeve authoritative e fjalėve tė mėdha qė I bėjnė profesionistėt tė qeshin e tė kenė mėshirė pėr njerėzit qė iu nėnshtrohen atyre fjalimeve boshe, ai ėshtė I kapur. Edi Rama ėshtė vegla, instrumenti I parisė sė Tiranės qė ėshtė vėnė aty pėr tė mbrojtur interesat e saj jetike. Ai e din se ėshtė I sakrifikueshėm, shumė mė lehtė se Fatos Nano e tė tjerėt. Njė pyetje e thjeshtė tė tregon se si ėshtė puna e tij. Kė ka arrestuar, dėnuar, sekuestruar, gjykuar nga paria e Tiranės ky Kryeministėr? Asnjė. vetem ky fakt flet volume per sjelljen e tij.

Tani ai e ka mbledhur kapitalin politik tek brezi I ri qė I ka punėsuar, bėrė drejtorė, zv. Ministra e ministra. Edhe pse shumė nuk e kuptuan, thelbi I Rilindjes sė tij ishte pikėrisht ky: kooptimi I brezit tė rid he transformimi I tyre nė njė strukturė pa platform tė qartė ideologjike, por e lidhur nė mėnyrė hedonistike e pėrfituese me Edi Ramėn. Kėta 1247 drejtorėt kalamanė ia detyrojnė gjithcka qė kanė nė jetė Edi RAmės, jo PS-sė. E natyrisht klaneve nė PS, nuk iu prishet punė sepse edhe kėta janė nė shėrbim tė tyre. SSa mė tė ulėt e mė tė paaftė, aq mė tė varur do tė jenė nga oligarkia dhe interesat e saj.

Tani ka shumė beteja me tė cilat do tė ėprballet Edi Rama. Ai edhe mund ti fitojė ato beteja pėr veten e vet duke mbetur figurė qėndrore e PS-sė, e parisė, me mbėshtetje tė gjerė, dhe duke kultivuar imazhin e atij qė lufton krimin, nė ndėrtim e nė sipėrfaqe.

Nje shtet sundohet me frike, dhe taksat mblidhen me force, por ajo duhet te jete forca e ligjit dhe ligji duhet te jete nje, dhe i barabarte per te gjithe. Ata qe marrin me shume nga ky shtet i shqiptareve, ata duhet te paguajne me shume. nuk mundet me kene paria, dhe pakica e sundimtareve mbi ligjin, dhe me e perdore ligjin per te sunduar shqiptaret. Sepse,te besh shtet dhune, eshte krejtesisht e ndryshme nga shteti ligjor dhe mungesa e ekuilibreve te tilla, ku nje pale jane bij te nenes e nje pale bij te njerkes, nuk eshte e pranueshme, dhe sigurisht qe do te kete pasoja te renda e te parashikueshme per te gjithe.

Mirėpo, edhe pse ka treguar zotėsi e profesionalitet nė fushėn e propagandės, Edi Rama ėshtė I dėshtuar sepse tė tre betejat kryesore pėr tė cilat duhet tė luftonte, ai I ka humbur. Sė pari, nuk e ka ndėrtuar shtet-kombin qė iu duhet shqiptarėve, sė dyti, nuk ka luftuar kundėr oligarkisė e parisė sė Tiranės dhe sė fundi, nuk ka ndėrtuar shtetin ligjor. Ain thjesht ka mbrojtur interesat e saj, e ka ricikluar e pastruar edhe brezin tjetėr dhe do ti lėje shqiptarėt nė njė gjendje edhe mė tė mjerė e mė tė pashpresė se I ka gjetur.

Sepse, ky ėshtė edhe thelbi I modernitetit dhe I qeverisjes sė mirė tė qeverisėsh me dashuri pėr popullin e pėr kombin tėnd, tė ndėrtosh ekonominė e shtetin ligjor qė duhet. Njė shtet-komb I drejtuar me drejtėsi, ku edhe mė I varfėri ka tė njėjtat mundėsi e mbrojtje nga shteti si ata mė tė pasurit sepse, para Zotit e para kombit tė gjithė kanė njė shpirt, ėshtė njė shtet qė qeverisja e Edi Ramės e ka bėrė edhe mė tė largėt pėr shqiptarėt qė duan njė tė ardhme normale, moderne, e mė shume shpresė pėr veten e vet, familjet e fėmijėt e tyre.

HermesNews - ©2014