Video

11/11/2014 18:38:46

Njė mundėsi historike

nga Edi Rama






PRESHEVE - Ndihem thellėsisht i privilegjuar, qė si Kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė t’ju them: Mirė se ju gjeta! Dhe, t’ju siguroj se unė dhe Qeveria jonė nuk do tė reshtim sė punuari pėr tė rilindur Shqipėrinė, por edhe pėr tė rilindur shpresat dhe besimin e ēdo shqiptari, kudo ku ai jeton.

Ju jam thellėsisht mirėnjohės pėr kėtė mikpritje tė paharrueshme dhe pėr kėtė organizim kaq dinjitoz, qė ju siguroj se do tė mbetet i pashlyer nė kujtesėn time dhe pa asnjė dyshim do diktojė edhe pėrkushtimin e jashtėzakonshėm timin dhe tė tė gjithėve ne, nė Tiranė, pėr tė qenė pranė jush dhe pėr tė punuar sėbashku, nė mėnyrė qė secili prej jush dhe posaēėrisht, ēdo vajzė dhe ēdo djalė, kėtu tė pranishėm, maturantė, tė reja dhe rinj tė kenė njė rrugė tė hapur, pėr tė realizuar ambiciet e tyre dhe tė kenė gjithmonė njė derė tė hapur nė Shqipėri, pėr tė kryer studimet e tyre dhe me diplomėn e tyre pėr tė mundur tė punojnė edhe kėtu.

Ajo qė dėshirova ta lė pėr ta njoftuar kėtu, nė kėtė takim, ėshtė se pas njė diskutimi intensiv me Kryeministrin e Serbisė dhe me ekipin qeveritar serb, ne, nė orėt e fundit tė mbrėmjes kemi firmosur marrėveshjen pėr shkėmbimet e tė rinjve, por ēka pėr ne ėshtė me njė rėndėsi tė veēantė, edhe pėr njohjen reciproke tė diplomave.

Ēka do tė thotė se kėsisoj kemi hapur njė faqe tė re pėr tė gjithė ata qė me diplomėn e Shqipėrisė do tė duan tė ushtrojnė profesionin e tyre dhe tė realizojmė ambicien e tyre. Diploma e Republikės sė Shqipėrisė nuk do tė jetė mė, njė letėr e panjohshme, por njė dokument i njohur dhe i barasvlershėm me diplomėn e marrė kėtu nė Republikėn e Serbisė.

Pavarėsisht vėshtirėsive tė kuptueshme dhe pavarėsisht mosdakordėsive tė njohura, mė lejoni t’ju them se unė jam shumė besimplotė qė kemi hapur njė faqe tė re nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Serbisė. Jam besimplotė qė, duke bėrė kėshtu, kemi marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė na takon, qė tė mos lejojmė qė gjenerata e re e shqiptarėve, por edhe gjenerata e re e serbėve tė trashėgojnė traumat dhe pasojat traumatike tė njė konflikti jashtėzakonisht tė gjatė, qė fėmijėt shqiptarė dhe fėmijėt serbė nuk e meritojnė.

Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi qė Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė e ka marrė tė plotė, e njeh plotėsisht si detyrimin e saj dhe pėrtej tė gjitha atyre qė mund tė thonė ata, tė cilėt preferojnė tė jetojnė me slogane dhe me retorika tė sė shkuarės, ne, me kėtė pėrgjegjėsi dhe me kėtė vetėdije kombėtare do tė bėjmė ēmos qė t’i japim njė tė ardhme tė denjė ēdo shqiptari dhe shqiptareje, pavarėsisht se ku jeton, pavarėsisht se ku banon dhe pavarėsisht nėse ėshtė qytetar i Republikės sė Shqipėrisė, nėse ėshtė qytetar i Republikės sė Kosovės, apo nėse ėshtė qytetar i Republikės sė Serbisė, sė Malit tė Zi e me radhė.

Ne jemi tė bindur se na ėshtė dhėnė njė mundėsi historike.

Mundėsia historike e njė paqeje tė munguar pėr dekada dhe pėr shekujt tė tėrė, nė kėtė rajon, tė identifikuar botėrisht me luftėn, tė identifikuar botėrisht me urrejtjen, tė identifikuar botėrisht me dasinė e pangushėllueshme.

Sot nė vitin 2014, 100 vjet pas Luftės sė Parė Botėrore, qė shpėrtheu pikėrisht nė rajonin tonė, Ballkani dhe tė gjithė, ne, si pjesė e tij kemi mundėsinė historike ta kthejmė kėtė moment paqeje, qė vjen si rezultat i pėrfundimit tė njė procesi dramatik shpėrbėrjeje tė ish Jugosllavisė dhe qė kurorėzohet me marrėveshjen e nėnshkruar vitin e shkuar mes Kosovės dhe Serbisė, nė njė paqe tė qėndrueshme, pėr tė cilėn ia vlen tė jetohet.

Ne jemi plotėsisht tė vetėdijshėm dhe duke qenė se nuk ėshtė hera e parė qė unė vij nė Preshevė, mė lejoni t’ju them me modesti se jam plotėsisht i vetėdijshėm pėr brengat, pėr vėshtirėsitė dhe pėr pamundėsitė tuaja. Brenga, tė shkaktuara shpesh herė, pavarėsisht nga ju. Vėshtirėsi, me tė cilat ndesheni shpesh herė, pavarėsisht nga ju. Pengesa qė shpesh herė i gjeni nė rrugėn tuaj, nė mėnyrė tė pamerituar. Sėbashku kam besim tė plotė se duke shfrytėzuar kėtė moment tė jashtėzakonshėm paqeje dhe duke u pėrpjekur qė ta kthejmė nė njė rrugė tė qėndrueshme bashkėpunimi nė paqe, ne do t’i shuajmė brengat e tė shkuarės, qė prekin sot padrejtėsisht, zemrat dhe mendjet e fėmijėve nė shtėpitė e shqiptarėve kėtu. Ne do t’i zhbėjmė vėshtirėsitė qė vijnė si rezultat i njė tė shkuare qė vazhdon ta kėrcėnojė Ballkanin. Ne jini tė bindur dhe kini besim, do t’i heqim tė gjitha pengesat qė e ndalojnė njė vajzė dhe njė djalė, me kombėsi shqiptare, qė tė ndjehet europian i barabartė mes tė barabartėsh, pavarėsisht se ku jeton.

Nuk ėshtė njė detyrim vėllazėror vetėm, nuk ėshtė as njė detyrim politik vetėm, as edhe njė detyrim thjesht qeveritar, ėshtė njė detyrim kushtetues. Bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė qė Qeveria e Shqipėrisė dhe cilido qoftė Kryeministri i Shqipėrisė tė mos e harrojė pėr asnjė moment se liria dhe tė drejtat e ēdo shqiptari, kudo ku jeton, janė tė paprekshme dhe si tė tilla duhet t’i mbrojė pavarėsisht vėshtirėsive qė ka mbrojtja e tyre dhe pavarėsisht pengesave qė gjejmė sėbashku, nė rrugėn pėr t’i garantuar ato.

Bazuar pikėrisht te kjo e drejtė kushtetuese, unė dua qė sot tė nėnvizoj se ėshtė njė kohė e re dhe ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm, por, njėkohėsisht, edhe duhet tė punojmė me njėri-tjetrin, pėr t’u sjellė ashtu siē i ka hije kėsaj kohe tė re. Kush e ka tė vėshtirė tė ndahet nga e shkuara, nuk jemi ne. Ne duam tė jemi dhe sėbashku do tė jemi europianėt e rinj tė kėtij rajoni, tė cilit i ka ardhur koha tė bashkohet njė herė e pėrgjithmonė me Europėn. Sepse sot, ndryshe nga shumė vite mė parė apo nga disa vite mė parė, nuk jemi vetėm ne, njerėzit rajonit qė kemi nevojė pėr Europėn e Bashkuar, por ėshtė edhe Bashkimi Europian qė ka nevojė pėr ne tė gjithė.

Nga ana tjetėr, mė lejoni, qė kėtu pėrpara jush, nė vendin ku shqiptarėt sot hasin vėshtirėsi qė nuk i hasin nė vende tė tjera ku jetojnė, pėr hir tė vėrtetės, nėnvizoj me krenari se ne shqiptarėt, shqiptarėt e Shqipėrisė, shqiptarėt e Kosovės, shqiptarėt e dy shteteve qė janė garante tė paqes, stabilitetit dhe tė ecurisė demokratike tė rajonit, mund tė jemi me plot gojėn, krenarė pėr mėnyrėn sesi respektojmė minoritetet.

Mund tė jemi me plotė gojėn krenarė, sepse kemi tė gjithė tė drejtėn, bazuar jo nė Konventa, jo nė letra, por nė fakte, t’i tregojmė botės mbarė se: “Po! Nė Shqipėri dhe nė Kosovė ka modele tė admirueshme tė bashkėjetesės; ka modele tė admirueshme tė respektit pėr liritė dhe pėr tė drejtat e minoriteteve!” E, me kėtė krenari, por duke u nisur nga vetja, ne kemi tė drejtėn tė kėrkojmė tė njėjtėn gjė edhe nga tė tjerėt.



Sot, nė Shqipėri, ka njė minoritet grek i cili nuk ndjen pėr asnjė ēast nė jetėn e tij asnjė dallim, e jo mė pastaj diskriminim, nė raport me qytetaret dhe qytetarėt shqiptarė, me kombėsi shqiptare. Sot, nė Shqipėri, ka njė komunitet shumė tė vogėl nė numėr maqedonas, i cili jo vetėm nuk ndjen asnjė dallim dhe asnjė diskriminim nė raport me popullsinė me kombėsi shqiptare, por pas ndarjes sė re territoriale do tė ketė edhe Bashkinė e vet. Pavarėsisht, se numri ėshtė shumė i vogėl. Sepse nuk janė numrat qė duhet tė pėrcaktojnė sjelljen ndaj tjetrit, por ėshtė mėnyra sesi ne e shohim veten tonė dhe ėshtė ajo ēfarė duam pėr veten tonė. E pra, ne shqiptarėt duhet tė jemi tė gjithė krenarė, sepse atė qė duam pėr veten tonė nuk ia mohojmė tjetrit. Por ama, atė qė i japim tjetrit asnjė tjetėr nuk mund tė na e mohojė ne!

Ka shumė rėndėsi qė kėto territore tė kthehen nga njė zonė e vėshtirė, ku nuk ka nevojė tė takosh njerėz, por mjafton tė hedhėsh sytė majtas dhe djathtas pėr tė kuptuar se ka njė dallim tė madh nė njė zonė ku dallimi duhet tė jetė i padukshėm, nė njė zonė ku brenda pėr brenda territorit tė Republikės sė Serbisė nuk duhet tė ndjehet e kundėrta e asaj qė ndjehet kur hedh sytė majtas dhe djathtas nėpėr pjesėn tjetėr tė territorit tė Serbisė. Kjo ėshtė ajo qė unė kam folur drejtpėrdrejt, hapur dhe shkoqur nė takimin kokė mė kokė me Kryeministrin Vuēiē, tė cilit ia kam bėrė shumė tė qartė se ne shqiptarėt nuk jemi nė njė betejė tė pėrbashkėt pėr ndonjė Shqipėri tė Madhe, por jemi nė njė betejė tė pėrbashkėt pėr njė Europė tė Madhe, qė ka vend pėr tė gjithė shqiptarėt dhe qė duhet tė pėrfshijė tė gjithė shqiptarėt, sigurisht, bashkė me tė gjithė tė tjerėt. Kush e dėshiron kėtė, njėsoj si ne, nuk duhet tė lejojė qė kushtet e vėshtira, qė pengesat e pafundme, qė sjelljet diskriminuese t’i shtyjnė njerėzit nė njė drejtim krejt tjetėr.

Drejtimi i sė ardhmes ėshtė drejtimi i lirive dhe tė drejtave tė barabarta pėr ēdo qytetar tė Europės. Si qytetarė tė Europės, bashkėrisht, sot, ne jemi nė tė drejtėn e Zotit dhe tė vendit qė tė mbrojmė me forcė lirinė dhe tė drejtėn e ēdokujt qė jeton nė kėto territore, pėr tė mos u ndjerė i ndryshėm, nė kuptimin diskriminues, ndaj askujt tjetėr.

Nga ana tjetėr, unė besoj se ky projekt, projekti i paqes dhe programi i transformimit tė kėtij projekti nė realitet pėr ēdo familje dhe pėr ēdo individ, pavarėsisht kombėsisė dhe pavarėsisht vendbanimit, kėrkon, pa as mė tė voglin dyshim, edhe bashkimin e tė gjithė faktorit shqiptar kėtu nė Luginė, pėr tė adresuar problemet reale. Ato probleme reale qė unė, falė edhe konsultimit me udhėheqėsit dhe pėrfaqėsuesit tuaj, i adresova Kryeministrit serb.

Probleme, qė kanė tė bėjnė me shkollimin, probleme qė kanė tė bėjnė me shėndetėsinė, probleme qė kanė tė bėjnė me infrastrukturėn dhe me zhvillimin ekonomik e social tė njė zone, e cila, sigurisht, pėrveē tė gjitha kėtyre ka nevojė edhe pėr njė jetė kulturore. Pėr njė jetė kulturore pa pengesa, pėr njė jetė kulturore pa mure, pėr njė jetė kulturore qė tė mos shihet shtrembėr, por pėrkundrazi, tė shihet si pasuri.

Sepse nė kėtė paqe pėr tė cilėn tė gjithė sė bashku duhet tė punojmė qė tė jetė njė paqe qė ia vlen tė jetohet, pakicat nuk mund tė jenė mė burim dasie, por duhet tė jenė ura qė lidhin fatet tona drejt tė ardhmes. Askush nuk duhet tė ndjehet keq, askush nuk duhet tė ndjehet nė pozitė tė vėshtirė dhe askush nuk duhet tė ndjehet si i mallkuar nga Zoti pse nė vendin e vet ka edhe pakica, por gjithkush duhet tė ndjehet me fat qė nė vendin e vet ka edhe pakica.

Sepse mėnyra sesi sillemi me pakicat, pėrcakton atė qė ne jemi. Pėr tė qenė europianė deri nė fund, nuk mjafton tė flasim gjuhėn e Brukselit, por duhet qė t’i japim tė gjithėve mundėsinė qė tė flasin lirisht gjuhėn e tyre. Duhet t’i japim tė gjithėve mundėsinė tė mėsojnė lirisht nė gjuhėn e tyre. Duhet t’i japim tė gjithėve mundėsinė qė tek gjuha e tjetrit tė ndjejnė jo kėrcėnimin, por fatin qė kanė pėr tė jetuar nė njė shoqėri tė larmishme, me kultura tė ndryshme, me tradita tė ndryshme, me identitete tė ndryshme, qė pėrbėjnė mozaikun e Europės sė Bashkuar, tė cilės ne duam t’i bashkohemi, si njė pjesė e munguar e kėtij mozaiku.

Unė e di qė ėshtė mė e lehtė t’i thuash sesa t’i bėsh gjėrat. Ne shqiptarėt e kemi me vend atė shprehjen qė “nga e thėna nė tė bėrė ėshtė nė mes njė det i tėrė”. Por, kjo ėshtė sfida jonė! Dhe, aq sa nuk ėshtė e lehtė tė ecėsh pėrpara me projekte dhe programe afatmesme dhe afatgjata, aq kjo ėshtė e domosdoshme. Nė kėtė domosdoshmėri, pėr sa i takon gjithė shqiptarėve tė Luginės, pėrfaqėsimi nė administratėn publike duhet tė jetė i plotė, mundėsia pėr tė qenė pjesė e jetės institucionale tė kėtij shteti duhet tė jetė e plotė dhe rrugėt qė pėrmes pėrfaqėsimit dhe jetės institucionale, projektet tė bėhen realitet, duhet tė jenė tė gjitha tė hapura. Sepse nė tė kundėrt, deti mes fjalėve dhe veprave mbetet i pakapėrcyeshėm.

Dhe, nė pamundėsinė pėr tė kapėrcyer detin mes fjalėve dhe veprave, kemi parė se historia ka dėshmuar mė shumė se njė herė, kėtu nė Ballkan me qindra vjet, njerėzit zgjedhin natyrshėm t’i kthejnė kurrizin detit dhe tė luftojnė me njėri- tjetrin.

Sigurisht qė, ēėshtjet e Luginės janė ēėshtje qė kėrkojnė zgjidhje me shtetin dhe me institucionet e Serbisė. Por, shteti shqiptar nuk do tė tėrhiqet nga detyrimi i tij kushtetues pėr tė qenė i angazhuar nė mėnyrė konstante qė duke forcuar dialogun dhe bashkėpunimin me Serbinė tė forcojė pozitėn e vet pėr tė mbrojtur dhe pėr tė mbėshtetur aspiratat e tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nė Republikėn e Serbisė. Unė nuk shoh asnjė arsye. Pėrkundrazi! E thashė kėtė nė takimin me Kryeministrin, e thashė kėtė nė konferencėn pėr shtyp, dje, dhe ne do tė vazhdojmė ta pėrsėrisim kėtė: “S’ka arsye qė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės tė kenė mė pak mundėsi, tė kenė mė pak liri, tė kenė mė pak tė drejta se serbėt e veriut tė Kosovės”. Ashtu si dhe tė gjithė minoritetet etnike apo kulturore nė tė gjithė rajonin tonė nuk mund mė tė diskriminohen pėr shkak tė origjinės, nėse jemi tė gjithė seriozė qė kėsaj mundėsie fantastike, pėr tė mbyllur njė shekull konfliktesh dhe dasish dhe pėr tė hapur njė rrugė tė re paqeje, t’i pėrkushtohemi jo me fjalė, por me vepra.

Duhet thėnė hapur, qartė, sinqerisht, se reflektimi dhe plotėsimi i tė drejtave tė shqiptarėve sipas standardeve europiane ėshtė njė kriter i integrimit nė Bashkimin Europian. Nuk mund tė bėhemi dot pjesė e Bashkimit Europian si rajon, nėse ēdokush nė rajon nuk ndihet pjesė e projektit europian dhe nuk trajtohet si tė ishte pjesė e Europės sė Bashkuar. Ky i fundit ėshtė njė element themeltar i kohės sė re nė rajon. Ndaj, jo pėr ne shqiptarėt, por pėr tė gjithė ata qė e banojnė rajonin, ashtu si pėr ēdo minoritet tjetėr, ēėshtja e Luginės sė Preshevės ėshtė themeltare.

Nga ana tjetėr, realizimi i lirive dhe tė drejtave ėshtė fuqi e madhe qė tė dyja shtetet, apo shtetet mes tyre i japin vetes pėr tė forcuar bashkėpunimin dhe pėr ta kthyer rrugėn e njė armiqėsie tė vjetėr e sfilitėse pėr tė gjithė, nė rrugėn e njė miqėsie tė re, ku ka vend nėn kėtė diell pėr tė gjithė dhe ku ka mundėsi pėr secilin, pavarėsisht kombėsisė, pavarėsisht nėnshtetėsisė, tė realizojė si njeri ambiciet e veta dhe tė jetė i papenguar si njeri, pėr tė marrė frymė dhe pėr t’i dhėnė frymė, ėndrrave dhe shpresave tė veta.

Dua t’i pėrgėzoj si Kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė, partitė politike shqiptare nė Luginė pėr pėrfaqėsimin nė Parlamentin serb dhe nė institucionet e kėtij shteti.

Ėshtė njė tjetėr shembull qė shqiptarėt japin pėr tė treguar se kanė vullnet pėr dialog aty ku ka hapėsirė pėr dialog dhe se kanė vullnet pėr bashkėpunim me shtetin ku jetojnė, gjė qė u jep automatikisht tė drejtėn qė tė kėrkojnė jo mė shumė, por shumė mė shumė nga shteti ku jetojnė.

E nga ana tjetėr, kėtė e shoh si njė mundėsi qė pėrfaqėsuesit tuaj jua japin juve, duke u bėrė pėrēues tė ėndrrave dhe tė aspiratave tė brezave mė tė rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike pėr t’i dhėnė shumė qenies suaj kėtu, si shprehje e njė identiteti tė pathyeshėm, tė patjetėrsueshėm dhe tė paasimilueshėm.

Jemi nė tė drejtėn tonė qė tė shpresojmė tė gjithė sė bashku, qė politika nė tė gjithė komunitetet shqiptare tė jetė diēka tjetėr nga ēfarė ka qenė tradicionalisht kur interesa tė vogla, interesa palėsh, interesa legjitime, por jo pėrfaqėsuese tė tė gjithė interesit tonė tė madh kombėtar, kanė mbizotėruar mbi interesat e njerėzve tė zakonshėm.

Krijimi i Kėshillit Kombėtar tė Luginės mua mė duket njė dritė qė tregon vazhdimin nė drejtimin e duhur tė rrugės pėr tė dalė nga njė tunel i gjatė. Duke i pėrgėzuar tė gjithė aktorėt dhe protagonistėt e kėtij Kėshilli, unė dua t’u siguroj se bashkimi nė kėtė Kėshill, jo vetėm e forcon, por e bėn shumė mė tė arsyeshme forcėn e shqiptarėve pėr tė qenė kontributorė, por dhe pėrfitues nė kėtė shtet.

Dua tė pėrgėzoj pėr bashkėpunimin me Ministrinė e Arsimit, Shkencės dhe Zhvillimit Teknologjik tė Republikės sė Serbisė dhe misionit tė OSBE-sė me trupin koordinues tė Republikės sė Serbisė me komunat Preshevė, Bujanovc e Medvegjė dhe me fakultetin e Novisadit, qė arritėn tė hapin paralelen e fakultetit ekonomik tė Suboticės nė Bujanovc, duke bėrė njė hap kuptimplotė nė realizimin e tė drejtave kolektive pėr arsim tė lartė.

Dua tė pėrfitoj kėtu pėr ta konkretizuar atė qė preku i nderuari miku im Ragmi Mustafa, se pėr tė rejat dhe tė rinjtė e Luginės, ne do tė dyfishojmė kuotat nė mjekėsi dhe do tė kemi kuota pa limit nė tė gjitha degėt e tjera.

Ju e dini qė ne po bėjmė njė reformė rrėnjėsore nė arsimin e lartė. Ju e dini qė nė kaq vite ne kemi arritur tė kemi numrin mė tė madh tė juristėve dhe tė ekonomistėve pėr metėr katrorė, nė Europė, por kemi humbur shumė vite dhe kemi humbur shumė zanate. E pėr kėtė arsye qeveria jonė ėshtė fokusuar shumė fort tek krijimi i njė alternative pėr tė rinjtė, alternativės sė arsimit profesional, ashtu si nė ēdo vend normal tė botės, nė funksion tė punėsimit dhe nė funksion tė rritjes sė dhuntive profesionale dhe sipėrmarrėse tė gjeneratės tjetėr.

Nga ana tjetėr, ėshtė e natyrshme qė ne nuk mund tė vazhdonim me njė sistem tė lartė arsimor qė ishte kthyer nė njė industri prodhimi diplomash pa vlerė. Por tė gjitha kėto, aq sa vlejnė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, aq edhe nuk mund tė jenė arsye qė kur kemi njė ulje tė arsyeshme kuotash, fjala vjen nė mjekėsi, pėr shkak tė vetė kėrkesės sė fakultetit, kjo ulje kuotash tė ndikojė pėr keq dhe t’i mbyllė rrugėn kujtdo prej jush qė kėrkon tė bėhet mjek, apo dhe nė tė gjithė nivelin e arsimit tė lartė.

Kėshtu qė, ndjehuni mė shumė se me njė derė tė hapur. Jam i bindur se duke bėrė kėtė, ne do t’i japim mundėsi kujtdo prej jush, qė do tė zgjedhė tė arsimohet nė Republikėn e Shqipėrisė qė tė mund ta bėjė kėtė.

Nga ana tjetėr, jemi tė vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė ju keni kėtu nė Luginė pėr tekstet shkollore dhe e dimė edhe fondin e ndihmės sė akorduar, bashkė me qeverinė e Kosovės, por kjo ėshtė shumė pak. Pėr kėtė arsye bashkė me Kryeministrin Vuēiē, jemi fokusuar tek domosdoshmėria pėr ta parė me sy kritik gjendjen e infrastrukturės arsimore nė Luginė dhe cilėsinė e arsimit, kuptohet dhe tekstet. Do tė bashkėpunojmė edhe me qeverinė e Serbisė, do tė bashkėpunojmė edhe me pėrfaqėsuesit kėtu qė kjo situatė tė ndryshojė. I kam kėrkuar shprehimisht Kryeministrit tė Serbisė, nėse duhet ta thoja kėtu me zė tė lartė qė ai personalisht dhe qeveria serbe do tė angazhohen personalisht pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės shkollore dhe spitalore e pėr t’i dhėnė fund odisesė sė papranueshme tė gjithė nėnave tė reja qė pėr tė lindur fėmijėt duhet tė ikin me dhjetėra e dhjetėra e dhjetėra kilometra larg. E shprehimisht mė ka thėnė “Po”. Shpresoj dhe besoj qė ta mbajė fjalėn se pastaj nuk dua qė kur t’i them nuk e mbajte fjalėn, tė thotė ėshtė provokim.

Do tė doja tė flisja shumė. Besoj qė ėshtė e kuptueshme, por nuk dua t’u mbaj shumė. Dua vetėm tė shtoj dhe diēka. Ne Shqiptarėt kemi shumė tė drejtė qė tė jemi tė padurueshėm. Kemi tė drejtė tė jemi nė Shqipėri, pas shumė vitesh pritshmėrish tė mėdha dhe zhgėnjimesh tė mėdha qė tė kėrkojmė gjithēka qė na ka munguar, – dhe atė qė na ka munguar nė Shqipėri, nuk na e kanė bėrė tė tjerėt, ia kemi bėrė vetes. Kemi shumė drejtė nė Kosovė qė tė jemi tė padurueshėm dhe ēdo gjė tė shkojė vaj, qė tė mos ketė kriza institucionale, tė mos ketė mosmarrėveshje, sepse vitet kalojnė shpejt. Kemi shumė drejtė, edhe mė shumė tė drejtė kėtu, qė tė jemi tė padurueshėm, – se takova me shumė kėnaqėsi disa tė moshuar tė cilėve iu iku jeta nė kėtė Luginė dhe zor se njė ditė tė bardhė e panė pėrveē lindjes sė fėmijėve.

Ndėrkohė qė, ata qė i pėrkasin gjeneratės sė pas “Murit tė Berlinit”, po bėhen pėr t’u martuar dhe kthejnė sytė dhe shohin veten si nė kurth. Pra, ne, kemi shumė tė drejtė tė tregohemi tė padurueshėm, por ktheni pak kokėn mbrapa. Ku ishin shqiptarėt nė vitet ’90 dhe kush ndėr ne mund t’i pėrfytyronte nė vitet ’90 shqiptarėt siē janė sot, nė kėtė rajon, me kaq shumė mė tepėr gjėra tė bėra realitet dhe jo njė rrugė kėtu dhe njė urė atje, por gjėra tė mėdha.

E besoj se mė tė dėgjuar dhe mė tė respektuar se ē’jemi sot, nuk kemi qenė asnjėherė. Sigurisht, kjo nuk ėshtė pėr tė ndaluar e pėr tė thėnė: “dakord, po durojmė”. Ēdo gjė mund t’u kėrkoj atyre vajzave dhe atyre djemve, por durim nuk ju kėrkoj dot. Kanė tė drejtė tė jenė tė padurueshėm.

Kjo ėshtė pėr tė nėnvizuar dy gjėra;

E para, pse shqiptarėt ia kanė dalė edhe aty ku ndėr mė optimistėt ndėr ne nuk mendonin se do t’ja dilnin ndonjėherė, – qė tė kenė edhe njė shtet tjetėr? Sepse shqiptarėt nuk kanė kėrkuar kurrė diēka qė i takon tjetrit. Sepse shqiptarėt nuk kanė rėnė kurrė nė kurthin e atij nacionalizmi qė e bėn njeriun, por qė mund ta bėjė edhe njė vend tė tėrė, tė verbėr, pėr tė hapur luftėra, jo pėr lirinė e vet, por pėr tė mos ta lėnė tjetrin tė lirė.

Dhe, sepse shqiptarėt kanė ditur instinktivisht si popull, si komb, tė dallojnė rrugėn qorre tė nacionalizmit primitiv me rrugėn e patriotizmit europian. E nėse sot shqiptarėt janė nė kėtė pozitė tė gatshėm pėr tė shkuar mė tutje, por dhe tė fortė pėr ta pėrballuar mė tutje, vetėm njė gjė s’duhet ta harrojmė. Kjo ka ardhur si rezultat i tė qenit njerėz tė besės me aleatėt tanė tė mėdhenj strategjikė SHBA-tė dhe BE.

Prandaj, duke ia njohur gjithkujt tė drejtėn edhe tė dalė mendsh, sepse ėshtė e drejtė e njeriut dhe kjo, nuk mundet tė shkojmė pas askujt qė del mendsh dhe na thotė: “shiko se ka njė rrugė mė tė shkurtėr”. Se rruga mė e shkurtėr thotė populli shqiptar tė nxjerr gjithmonė gjatė.

Rruga jonė ėshtė pėrpara. Rruga jonė ėshtė e drejtė. Nėse sot ne kemi tė drejtėn tė ndjehemi mirė kur shohim nga kemi ardhur dhe tė ndihemi jo mirė kur shohim ku duam tė shkojmė, atėherė duke marrė dhe lexuar si duhet historinė qė na solli deri kėtu, le tė bėjmė sė bashku histori pėr tė shkuar aty ku duam dhe ku do tė shkojmė me siguri.

HermesNews - ©2014