Video

14/11/2014 17:18:58

BSH, ja si u mbulua vjedhja

Kryetari i Komisionit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, i kėrkoi Gjermenit tė shpjegonte bazėn ligjore ku ishte mbėshtetur ky veprim i BSH-sė






TIRANE - Shifra e vjedhur nė Bankėn e Shqipėrisė prej 713 milione leke ėshtė pėrfshirė nė zėrin e shpenzimeve pėr tre vitet nė vijim. Pėrfaqėsuesi i Bankės se Shqipėrisė nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė, Marin Gjermeni, nuk dha shifėr konkrete pėr pėrfshirjen nė buxhetine 2015-es, ndėrsa do tė duhet tė raportojė bazėn ligjore ku e ka tė mbėshtetur kėtė vendim.

Kryetari i Komisionit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, i kėrkoi Gjermenit tė shpjegonte bazėn ligjore ku ishte mbėshtetur ky veprim i BSH-sė. “Mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e BSH janė rritur, me pėrjashtim tė vitit 2014, pėr shkak tė pėrfshirjes sė kėsaj shume nė shpenzime. Cila ėshtė bazueshmėria ligjore e kėtij veprimi qė ėshtė kryer, pse kėto para tė munguara futen nė shpenzimet e BSH?”, tha Braēe.

Banka e Shqipėrisė njoftoi nė fund tė muajit korrik tė kėtij viti se sasia e parave tė vjedhura nga thesari i saj arrin nė 713 milion lekė, ose afėr 7 milion dollarė. Pas kėsaj disa zyrtarė tė lartė tė BSH-sė, ndėr ta edhe ish-Guvernatori Ardian Fullani dhe ish-Inspektorja e Pėrgjithshme Elivar Golemi, pėrfunduan pas hekurave. Por pak ditė mė parė per dy kėta zyrtarė, Gjykata e Lartė vendosi tė heqė masėn e arrestit, duke dhene masen detyrim paraqitje.

Ministria e Financave bėri tė ditur se, nė vitin 2015 fitimi i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė planifikuar vetėm me 62 milionė lekė duke pėsuar ulje me rreth 1.4 miliardė lekė nė krahasim me kėtė vit. Parashikimi nė ulje i transfertes sė fitimit nga Banka e Shqipėrisė, argumentohet nga ky institucion me uljen e konsiderueshme tė normave tė interesit, si dhe me transferimin e parakohshėm tė njė pjese tė fitimit tė vitit 2015, nė buxhetin e vitit 2014.

Gjithsesi, mbetet shqetėsues edhe parashikimi i vitit 2016 (37.2 milionė lekė dhe i vitit 2017 (842 milionė lekė) pėr kėtė zė nga Banka e Shqipėrisė, parashikime tė cilat janė nėn nivelin e pritshėm tė kėtij zėri pėr kėtė periudhė nė Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017, si dhe mbi 10 herė nėn mesataren prej rreth 5.2 miliardė lekė tė realizuar nė periudhėn 2011.

HermesNews - ©2014