Video

14/11/2014 17:03:21

Forcat irakene fitore historike

Njė nga fitoret mė tė rralla dhe mė tė rėndėsishme tė forcave tė armatosura nė luftėn e tyre kundėr ISIS-it






KIRKUK - Forcat irakiane morėn sot kontrollin e plotė tė qytetit strategjik tė Baijit, qė ndodhet pranė rafinerisė mė tė madhe tė Irakut, pasi larguan xhihadistėt e grupit Shteti Islamik (ISIS), sipas pėrgjegjėsve. Bėhet fjalė pėr njė nga fitoret mė tė rralla dhe mė tė rėndėsishme tė forcave tė armatosura nė luftėn e tyre kundėr ISIS-it qė prej pėrparimit tė tyre tė vetėtishėm nė territoret irakiane nė qershor, dhe qė ka marrė teritore tė gjera nė veri tė vendit, pra nė lindje dhe perėndim tė Bagdadit. Baiji, qė ishte jashtė kontrollit tė ushtrisė prej disa muajsh, ėshtė strategjik pasi gjendet nė rrugėn kryesore mes Tikrit dhe Mosulit, dy qytet qė janė nėn kontrollin e ISIS-it. Njė kombandat, njė gjeneral i ushtrisė si dhe njė kolonel i policisė kanė konfirmuar marrjen e qytetit. Televizioni zyrtar “Iraqiya” njoftoi gjithashtu se Baiji ėshtė serėish nėn kontrollin e qeverisė.

HermesNews - ©2014