Video

13/11/2014 16:18:14

BE ėshtė projekt paqeje

Projekti i BE-sė ėshtė njė projekt paqeje dhe se Evropa nuk dėshiron konflikte






TIRANĖ - Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Serbisė kanė qenė nė qendėr tė diskutimeve tė Konferencės me temė “Procesi i Integrimit nė BE dhe e Ardhmja e Marrėdhėnieve Shqiptaro-Serbe”, organizuar nga Instituti pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim (IDM). Kryetarja e Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Tiranė, ambasadorja Romana Vlahutin, theksoi se, projekti i BE-sė ėshtė njė projekt paqeje dhe se Evropa nuk dėshiron konflikte. Kryetarja e Komisionit Parlamentar pėr Politikėn e Jashtme, deputetja e Partisė Socialiste, Arta Dade, e ka cilėsuar vizitėn e Kryeministrit Rama nė Beograd si njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Sipas saj, Shqipėria dhe Serbia kanė rolin e tyre tė padiskutueshėm nė bashkėpunimin rajonal. “Nė marrėdhėniet shumėplanėshe rajonale unė besoj se kanė qenė prezente. Shqipėria dhe Serbia janė dy vende qė kanė rolin e tyre tė padiskutueshėm nė bashkėpunimin rajonal. Kjo vizitė do i shėrbejė konsolidimit tė marrėdhėnieve. Ne e mendojmė tė ardhmen e pėrbashkėt, tė dyja qeveritė janė shprehur pėr aspiratat e popujve pėrkatėse pėr tu anėtarėsuar nė BE”, tha Dade. Fokusi i kėtij eventi ishte diskutimi i marrėdhėnieve Serbi-Shqipėri nė kuadėr tė integrimit nė BE dhe sidomos rolin e elitave politike e shoqėrore nė rritjen e pėrpjekjeve ndaj pritshmėrive qė rrjedhin nga axhenda e pėrbashkėt evropiane, efektet e dinamikave tė kohėve tė fundit mbi kėtė axhendė dhe rrugėt nėpėrmjet sė cilave serbėt dhe shqiptarėt do tė mund tė pėrmirėsojnė marrėdhėniet mes tyre.